Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Balla reagon për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” dhe i bën thirrje autorit: Dorëzohu

Shkruar nga Newsbomb
Balla reagon për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” dhe
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua në fshatin Baltëz të Fierit, ku u vra efektivi i “Shqiponjave”, Novruz Cenalia.

Balla në një deklaratë për media është shprehur se do të bëhet gjithçka që të kuptohet se askush nuk mund të ngrejë dorë mbi efektivët e policisë dhe aq më shumë armën.

Ndër të tjera ai është shprehur se ende nuk dihen arsyet e sakta të kësaj ngjarje, teksa i ka bërë thirrje autorit, Azgan Mernicës që të vetëdorëzohet.

Do bëjmë gjithçka që të kuptohet dhe të ngulitet mirë që është e papranueshme të ngresh dorën ndaj ndaj një polici dhe jo më të ngresh armën ndaj policit.

Gjithçka është informacion paraprak, ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje. Po përgjegjësia është identifikimin dhe arrestimi i kësaj ngjarje.

Kam besim që RENEA dhe gjitha forcat e Policisë së Shtetit do konkludojnë dhe këtu i bëj një thirrje familjareve dhe vetë personit mbi të cilin dorëzon akuza të dorëzohet”, tha Balla ndër të tjera.

Efektivi 28-vjeçar është qëlluar disa herë më armë zjarri nga Asllan Mernica, duke humbur jetën në vendngjarje.

I riu që humbi jetën teksa mbante veshur uniformën e policisë, kishte vetëm një muaj që ishte martuar. Plumbi në kokë nga 23-vjeçari, i preu jetën efektivit dhe gjithë ëndrrat që kishte thurur me partneren e tij.

Pasi qëlloi për vdekje 28-vjeçarin, Asllan Mernica 23 vjeç është larguar nga vendi i ngjarjes. Një operacion i gjerë është shtrirë në të gjithë fshatrat pranë Baltëzës, në hyrje/daljet e Fierit dhe ato të qyteteve të tjera fqinje. Më herët, neësbomb.al ka publikuar foto nga kontrollet në hyrje të Vlorës, pasi sipas dëshmitarëve autori është larguar me një "Audi" ngjyrë blu.

Sakaq policia ka kryer kontrolle dhe në shtëpinë e autorit dhe kanë shoqëruar në komisariat prindërit e 23-vjeçarit.

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 30.000 euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e Azgan Mernicës. Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, pasi Policia e Shtetit ju garanton anonimatin.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes drejtori i Policisë së Fierit, Lenc Panganika është shprehur se ligji do të jetë shumë i ashpër për 23 vjeçarin që ka ngritur dorë mbi një punonjës të Policisë së Shtetit. Ai i ka bërë thirrje familjarëve dhe vetë autorit që të dorëzohet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese