Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Artan Hoxha publikon pamjet nga bastisja në banesë, çfarë i sekuestruan oficerët e BKH-së

Shkruar nga Newsbomb
Artan Hoxha publikon pamjet nga bastisja në banesë, çfarë
Bastisja ne banesen e Hoxhes/ © Credits tpz.al

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me masën “detyrim paraqitje” që iu dha nga SPAK, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale të Suel Çelës.

Ai ka publikuar edhe disa pamje nga momenti kur oficerët e BKH-së i kanë shkuar në shtëpi dhe i kanë bastisur banesën duke i sekuestruar edhe pajisjet që mund të ndihmojnë për hetimet. Gazetari tha se i kanë sekuestruar sende të shumta.

“Kisha shumë materiale të SKY që nuk i kam nxjerrë pasi kam respektuar vendimin e SPAK, sekretin hetimor. Më pyetën a keni kasafortë. Për cfarë më duhet kasaforta mua? I nxorra portofolin, ja ku i keni të ardhurat e mia.

Unë kam harddisqe me qindra orë filmime. Kam një arkivë të tërë, kur nuk kam futur këto, çfarë mendoni se mund të fus unë?

Mbase ishte ideja mos kisha euro dhe dollarë… Pas kontrollit të banesës, u sekuestruan sendet, del lajmi që jam arrestuar. Doli Berisha në konferencë shtypi, nuk më shqetëson, e dija. Kryesisht mediat pro qeverisë dhe bashkisë.

Kur mu dorëzua vendimi, thuhet qartë, aktet hetimore janë sekret, urdhërohet ruajtja e sekretit, mospublikimi i të dhënave dhe nëse publikohen fillon ndjekje penale. Çdo media që i ka nxjerrë duhet të fillonte ndjekje penale. Na thirrën sërish në SPAK, na thanë se kontrolli ishte i paligjshëm dhe na kthyen sendet. Dosja e hetimit u shpërnda qëllimisht”, tha ai për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese