
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Përrënjas-Librazhd ku një kamion me targa të Shkupit është përplasur me një tjetër automjet.
Aksidenti mësohet të ketë ndodhur pak pas mesnate rreth orës 00:10 minuta ku një mjet i tipit Benz që po drejtohej nga 34-vjeçari Zef Sinani, është përplasur me kamionin, që drejtohet nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut.
Si pasojë e përplasjes, sipas raportimeve të Panorama, në vendngjarje ka humbur jetën një grua ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë shoferi Zef Sinani. Fillimisht 34-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Librazhdit e më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Shaku kryesor për shkaktimin e këtij aksidenti, dyshohet të ketë qenë lëvizja me shpejtësi tej normave të lejuara. Për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje, pritet një reagim zyrtar nga Policia.