Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

72 orë në spital, sot mjekët do të tentojnë të zgjojnë avokatin Sokol Mëngjesi

Shkruar nga Newsbomb
72 orë në spital, sot mjekët do të tentojnë të
FotoMontazh: Profesori Mëngjesi dhe dhunuesit e tij

Familjarë, miq dhe të afërm të avokatit dhe profesorit të Fakultetit të Drejtësisë, vazhdojnë të luten e shpresojnë se ai do të dalë shpejt nga gjendja ku ndodhet prej gati 72 orësh. Sot, është ditë që Sokol Mëngjesi duhet të bëjë betejën e tij.

Duke qenë se janë bërë 72 orë nga ngjarja në zonën e ish-Bllokut ku ai u sulmua barbarisht nga katër të rinj dhe mori dëmtime të rënda në pjesën e pasme të kokës, mjekët do të tentojnë që ta zgjojnë nga koma artificiale.

Sipas mantelbardhëve të Spitalit të Traumës, edema problematike në pjesën e trurit ka ardhur duke u ulur. Edhe nga ana klinike, fatmirësisht gjendja e Sokol Mëngjesit paraqitet stabël, por profesori vazhdon të jetë në koma të induktuar.

Pas 72 orëve, në varësi dhe të gjendjes së pacientit (në rastin konkret, siç është deklaruar fatmirësisht edema në tru ka ardhur në rënie që nga dita e dytë) do të tentohet që Sokol Mëngjesi të zgjohet.

72 orë në spital, sot mjekët do të tentojnë të
Avokati Sokol Mëngjesi

Mjekët ulin sasinë e ilaçeve me të cilat mbahet pacienti, për t'i dhënë mundësi trupit të tij të reagojë.

Edema është enjtja e shkaktuar në inde si pasojë e goditjes/traumës që ka pësuar avokati Sokol Mëngjesi. Prania e saj në zonën e trurit e rëndon gjendjen e pacientit, por fakti që trupi i tij ka reaguar dhe masa ka ardhur duke rënë, është një tregues shpresëdhënës për mjekët.

Një ekip i madh profesionistësh të Spitalit Universitar të Traumës janë angazhuar për shëndetin e tij, duke monitoruar çdo sekondë Sokol Mëngjesin. Sot, është dita që ai të bëjë betejën e tij, për të nisur rrugën drejt rikuperimit të plotë e për t'u kthyer sa më parë pranë familjes, miqve dhe studentëve të Fakultetit të Drejtësisë.

72 orë në spital, sot mjekët do të tentojnë të
Autoret e sulmit ndaj Sokol Mengjesit

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut.

Ishin 4 autorët të cilët e qëlluan me doreza hekuri dhe leva, të identifikuar si: Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, u vetëdorëzua në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Organizatori dhe porositësi i sulmit barbar ndaj avokatit është Dritan Nano. 58-vjeçari do të dalë sot para gjykatës ku dhe do t’i komunikohet masa e sigurisë. Bashkë me të, për masë del dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga dhunuesit, ndërsa 3 të tjerë janë ende në kërkim.

72 orë në spital, sot mjekët do të tentojnë të
Dritan Nano, i akuzuar si porosites i sulmit

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë. Nano nuk ka respektuar detyrimet që ka pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore.

Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte Mëngjesi dhe një nga ata nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën dhe t’i paguajë detyrimet avokatit.

Sokol Mëngjesi ka kërkuar që të respektohet kontrata e firmosur para gjyqit, mirëpo vetëm njëri prej trashëgimtarëve, konkretisht 58-vjeçari Dritan Nano nuk ka pranuar të shlyejë pagesën. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese