Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Zbardhet dosja e Lushnjes: Fatos Tushe i dha tender 280 milion lekë “Euro alb SHPK”; Biznesmeni ndërhyri në Fakultet që vajza e kryebashiakut të merrte provimin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe dhe zyrtarët e tjerë të Bashkisë së këtij qyteti, pritet të njihen sot me masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit, pasi SPAK ka kërkuar ndaj tyre “Arrest me burg”.

Gazetarja Keti Banushi ka arritur të sigurojë dosjen  e Gjykatës për 11 të arrestuarit.

Në dosje thuhet se Fatos Tushe dhe shtetasi Flamur Peqini me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në bashkëpunim edhe me zyrtarë e persona të tjerë kanë favorizuar kompaninë “Euro Alb shpk” me administrator shtetasin Bujar Murati në prokurimin për rehabilitimin e kanalit ujitës të fshatit Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë, me fond 28.5 milionë lekë.

Hetimi ka evidentuar se edhe pse kjo firmë është shpallur fituese dhe me të është lidhur kontrata më datë 11 nëntor 2020, ndërkohë që përfitimin dhe punimet në fakt i ka kryer biznesmeni Ibrahim Lami i “Loti SHPK”, i cili është lidhje e ngushtë e kryebashkiakut Fatos Tushe dhe Flamur Peqini.

Në dosje sqarohet se hetimi për kryebashkiakun e Lushnjes ka nisur që në datën 22 korrik 2020 pas një referimi të policisë së shtetit.

Në kallëzim policia shpjegonte fillimisht se shtetasi Flamur Peqini, drejtor në Bashkinë e Lushnjes, kryente procedura fiktive dhe korruptive me tenderat, duke përmendur si rast konkret vendosjen e shtyllave të elektrikut para zhvillimit të tenderit. Policia e ka denoncuar këtë shtetas edhe për shpërdorimin e karburantit në sektorin që drejtonte.

Madje, në një rast del se biznesmeni-prnar i komapnisë “Loti SHPK” ka ndërhyrë në Fakultetin e Mjekësisë që vajza e kryebashkiakut Fatos Tushe të merrte një provim.

Përgjimet që vërtetojnë njohjen mes Tushes dhe Lamit

Fatos Tushe: Si u gdhive, ça po bën

Ibrahim Lami: Hë si u gdhive ti, ça bën

Fatos Tushe: Unë nuk erdha dot se fola dhe me atë dhe  e lashë javës tjetër, por unë nesër do jem në Tiranë se ka goca provimin dhe do jem atje, se më morën që në mjes këta

Ibrahim Lami: E ngjova, e ngjova, në Lushnje ishte ajo

Fatos Tushe: Ti ça bën

Ibrahim Lami: Hic o hoc ja piva një kafe me B…dhe tha bëjeni mbledhjen vetë se do flasë dhe me Fatosin

Fatos Tushe: E mirë të jetë mirë, a vajti në parlament

….Ibrahim Lajmi për provimin e vajzës së Fatos Tushes: Unë do i them bëjë dhe kafen do ta jap pastaj

7 prej personave të arrestuar, përfshirë dhe kryebashkiakun Tushe janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërkohë që 4 të tjerë, punonjës së zyrës së pasurive publike, janë lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Seanca ka nisur aktualisht në GJKKO dhe në mesditë pritet të kemi vendimet për secilin prej tyre.

Në masën e sigurisë “Arrest në burg”

  1. Fatos Tushe – kryetari i Bashkisë së Lushnjes
  2. Flamur Peqini – drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike
  3. Ibrahim Lami – administrator i “Loti SHPK”
  4. Bujar Murati – administrator i “Euro alb shpk”
  5. Gazment Çela – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
  6. Bektash Nexha – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
  7. Blerta Turku – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

  1. Xhemal Hasko – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
  2. Margarita Gjermeni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike
  3. Andri Nusho – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike
  4. Ani Simoni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img