Një targë e personalizuar me numra dhe gërma për ekipin e Bayern Munchen u vendos në shitje ditën e sotme në “Ankandin e Targave të Luksit” që zhvillohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).
Targa “BA Y3RN1” u nxorr në shitje për çmimin hapës prej 1.5 milionë lekë të vjetër dhe menjëherë u vetëofrua një blerës. Gazetari i njohur i “SuperSport”, Ermal Toti, ishte ofruesi i vetëm në këtë garë dhe arriti të siguronte targën me emrin e skuadrës gjermane.
Gazetari i “SuperSport”, Ermal Toti
“Ankandi i Targave të Luksit” është një risi në vendin tonë teksa njerëz të ndryshëm mund të garojnë për të bërë për vete targa të personalizuara në këmbim të ofertës më të lartë.
@dpshtrr.al Ndiqni ekskluziven e Ankandit të Parë të Targave të Personalizuara? ku do të njheni me procedurën e aplikimit dhe kombinimet që mund të realizoni në: ?www.targaluksi.dpshtrr.al Si ka nisur ky shërbim risi i DPSHTRR? #DPSHTRR #MIE #TargaLuksi #Ntimon #topnews #TargaTëPersonalizuara #AutomotorizimiShqiptar ♬ original sound - DPSHTRR
