Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për kreun e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, pas publikimit të një video ku ky i fundit shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale në ambientet e zyrës së tij.
Ky veprim i SPAK ka ardhur pasi ditën e sotme në rrjet ka qarkulluar një video e cila është xhiruar në ambientet e zyrës së kreut të Bashkisë së Kukësit, ambiente shtetërore. Në pamjet e publikuara Gjici shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë.
Video, është filmuar në datën 6 qershor të 2023-ës, në orën 16:00. Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ndalon kryerjen e marrëdhënieve seksuale në ambientet e punës dënohet me deri në 3 vite burg.
Safer Gjici në zgjedhjet e 14 Majit arriti të sigurojë mandatin e dytë në krye të Bashkisë së Kukësit. Ai mori 9.519 vota, ndërsa kundërshtari i tij politik, i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Admir Sinamati mori 8.151 vota.