Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tjetër alarm i Donald Lu: Politikanë dhe gjykatës të korruptuar do vjedhin zgjedhjet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fa577b6dfd73a247217cabd45d53823c

Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu ka lëshuar një tjetër deklaratë alarmuese ku paralajmëroi se politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet e 18 qershorit.

Lu kërkoi nga shoqëria civile, partnerët ndërkombëtare dhe media që të tregohen “syshqiponjë” përballë kësaj situate në mënyrë që të mbrohet demokracia.

“Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi sy shqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin këto zgjedhje, reformën në drejtësi dhe gjithçka tjetër në ekonominë e vendit. Këta persona janë veçanërisht të frikësuar nga vëzhguesit vendorë të zgjedhjeve dhe ata që mbrojnë demokracinë e drejtpërdrejtë. Ju flsini shqip, kuptoni kontekstin politik dhe keni mësuar marifetet e partive politike. Ju të shoqërisë civile dhe të medias jeni rojtarë. Kjo nuk është detyrë për amatorë, nuk është pa kosto dhe nuk është pa rreziqe. Që të keni efekt ju duhet mbështetje politike dhe financiare, ju duhet përvojë, besueshmëri dhe mbi të gjitha kurajo. I njëjti syshqiponjë është i nevojshëm për reformën në drejtësi”, u shpreh ambasadori amerikan.

Donald Lu akzuoi gjithashtu kryeprokurorin Adriatik Llalla se po përpiqet të kontrollojë sistemin e drejtësisë dhe të manipulojë procesin.

Lexo edhe: Donald Lu akuzon publikisht Adriatik Llallën: Kërkon të kontrollojë drejtësinë, tentoi manipulimin e shortit të KED

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img