Hapësire reklamuese

Politikë

Donald Lu akuzon publikisht Adriatik Llallën: Kërkon të kontrollojë drejtësinë, tentoi manipulimin e shortit të KED

Shkruar nga Newsbomb

Vetëm dy ditë pas lajmit se Ambasada amerikane në Tiranë nuk i kishte dhënë vizën kryeprokurorit Adriatik Llallës dhe familjes së tij për të udhëtuar drejt SHBA-së, ambasadori Donald Lu e akuzoi atë, sot, publikisht se po tenton të kontrollojë reformën në drejtësi dhe institucionet e reja që po krijohen.

Në një aktivitet për pjesëmarrjen e qytetarëve në demokraci, Donald Lu theksoi se Adriatik Llalla dështoi në tentativën për të sekuestruar serverin e ILDKP-së, institucion që është jetik për procesin e vettingut. Ambasadori amerikan akuzoi gjithashtu Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë se shkeli frymën e Kushtetutës kur dërgoi vetëm tre propozime për tre vende në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

“Po shohim njerëz të fuqishëm që po përpiqen të dominojnë mbi reformën në drejtësi dhe një prej tyre është kryerpokurori Adriatik Llalla. Për më shumë se 18 muaj ai ka folur vazhdimisht kundër reformës në drejtësi. Në muajt nëntor dhe dhjetor  të vitit të kaluar prokurorët dështuan të sekuestronin serverin e ILDKP-së, që është jetik për vettingun. Të premtën e shkuar, siç kërkohej nga Kushtetuta, u hodh shorti për KED, por prokururoi shkeli frymën e Kushtetutës duke çuar vetëm tre prokurorë për të mbushur tre vendet që duhet të zgjidheshin me short. Këta prokurorë u zgjodhën (nga Llalla) pa transparencë. Ata që e hartuan këtë reformë parashikuan se njerëz të fuqishëm do të tentonin të manipulonin procesin”, u shpreh ambasadori amerikan.

Lu ka folur edhe për dorëheqjet e disa prej gjyqtarëve që u zgjodhën nëpërmjet shortit në KED.

“Disa anëtarë të KED kanë dhënë dorëheqjen, në vend që të përballeshin të parët me vettingun. Ne do të ndjekim nga afër nëse të gjithë anëtarët do të kalojnë procesin e vettingut. Javën e ardhshme do të mbërrijnë gjykatës dhe prokurorë nga SHBA dhe BE për procesin e monitorimit”, tha ambasadori Lu.

Rovena Gashi, Gentian Trenova dhe Fatjona Memçaj ishte tre kandidaturat e vetme të Prokurorisë për tre vendet në KED.

Lexo edheTjetër alarm i Donald Lu: Politikanë dhe gjykatës të korruptuar do vjedhin zgjedhjet

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll