Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz zhvilluan një vizitë në zyrat e Task Forcës Speciale në Tiranë.
Pas takimit, ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz, ka folur në lidhje me vizitën në ambientet e Task Forcës.
“Po dal me përshtypje pozitive nga kjo vizitë” , u shpreh ambasadorja.
“Kemi filluar bashkëpunimin dhe kemi arritur rezultatet të mira. Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë Task Forcë”, u shpreh Schutz.
Më tej ajo theksoi se lufta kundër krimit të organizuar është pritoriteti kyç për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Dua të theksoj që lufta kundër krimit të organizuar është një ndër prioritet kyçe në drejtim të integrimit të Shqipërisë në BE. Ne do të vazhdojë të mbështesim në këtë drejtim”, tha ambasadorja gjermane.
