Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë ditën e nesërme një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry. Kerry vjen nesër në Tiranë për një vizitë zyrtare, ndërsa takimi me kreun e opozitës do të zhvillohet në ambientet e hotel “Rogner”.
Më herët është njoftuar se Basha do të shoqërohet në takim nga 4 deputetë demokratë dhe sipas Ora News ata janë: Edi Paloka, Edmond Spaho, Jorida Tabaku dhe Aldo Bumçi.
Kerry do të zhvillojë gjithashtu takime me homologun shqiptar Ditmir Bushati dhe kryeministrin Edi Rama, ndërsa në aeroport do të pritet nga presidenti Bujar Nishani.
Sondazh
Poll