Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Kosova kërkon kualifikimin historik në Botëror, presidenti Begaj MESAZH dardanëve: Me zemër në Prishtinë, forca!

Shkruar nga Newsbomb
Kosova kërkon kualifikimin historik në Botëror, presidenti Begaj
Postimi i Bajram Begaj

Mbrëmjen e sotme Kosova përballet me Turqinë për të siguruar një vend në Botëror, ndërsa urimi për fitore ka ardhur dhe nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Përmes një postimi të ndarë në rrjet, Begaj u ka uruar fitoren futbollistëve të kombëtares së Kosovës.

“Me zemër në Prishtinë. Forca, Kosovë”, shkroi Begaj në postimin e tij.

Kosova do të përballet mbrëmjen e sotme me Turqinë, në kuadër të finales së madhe të “play-off” të Botërorit 2026.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, do të nisë në orën 20:45. Triumfi do të thotë “biletë” për në Kupën e Botës, e cila do të luhet këtë verë në 3 shtete, SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Ndërkohë që pak orë para kësaj ndeshje, Newsport.al ka bërë një analizë të shkurtër, duke renditur edhe arsyet se pse “Dardanët” do të mund të triumfojnë përballë turqve. Në një sfidë e cila është e gjitha për t’u shijuar, mësoni se përse Kosova mund të dalë nga stadiumi “Fadil Vokrri” me “fitoren në xhep” përballë ekipit përfaqësues turk. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese