Hapësire reklamuese

Bota

Silvio Berlusconi, shuhet në moshën 86-vjeçare ish-kryeministri i Italisë

Shkruar nga Newsbomb
Silvio Berlusconi, shuhet në moshën 86-vjeçare ish-kryeministri

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi.

Lajmi i trishtë është bërë me dije nga mediet italiane, të cilat shkruajnë se ai ndodhej prej katër ditësh i shtruar në spital, aty ku edhe mbylli sytë përgjithmonë. Vëllai dhe fëmijët e tij shkuan me urgjencë mëngjesin e sotëm në spital, pasi morën lajmin e hidhur.

Berlusconi vuante nga një sëmundje e mushkrive dhe leuçemia. Lideri i "Forza Italia" ka ndërruar jetë në spitalin San Raffaele në Milano ku u kthye të premten e kaluar për të bërë disa analiza për pneumoninë dhe leuçeminë.

Silvio Berlusconi ka shërbyer katër herë si kryeministër i Italisë, përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001 – 2006, si dhe në vitet 2008 – 2011.

I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Jurdik të Milanos në vitin 1961, Berlusconi arriti suksese të njëpasnjëshme në fushën e Biznesit.  E nisi duke themeluar një kompani ndërtimi vetëm një vit pasi u diplomua.

Në fund të viteve 70 ai përqëndroi investimet e tij të biznesit në disa medie italiane, ku bleu disa aksione të gazettes “Giornale” , ndërsa në vitin 1978 ai themeloi rrjetin televiziv “MediaSet” pjesë e të cilit janë edhe Channale 5, Italia -1 dhe Rete – 4.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese