Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

VIDEO/ Gazetarja feston 45-vjetorin me miq e familjarë, Mira Kazhani: Këtë vit më shumë se kurrë kuptova dëshirën për jetën!

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Gazetarja feston 45-vjetorin me miq e familjarë, Mira Kazhani:
Mira Kazhani

Gazetarja e njohur për Podcastin e parë të hapur në vendin tonë “Zë me Mirën”, Mira Kazhani, ka festuar ditëlindjen e 45-të mes miqsh, shokësh, familjarësh, në një ambient të ngrohtë e miqësor në hotel Flower në Golem.

Elegante në festë në të gjitha detajet, sikurse edhe vetë Mira siç shfaqet edhe në gazetari apo me personazhet që interviston, artistë dhe miq gazetarë ishin mbledhur për të festuar me të.

“Nuk ka qenë një vit i thjeshtë, ka qenë një vit i vështirë. Ndaj dhe unë e kam ndjerë më shumë kuptimin e jetës” tha Mira Kazhani për miqtë e saj përpara se të niste darka e ditëlindjes së saj të 45-të.

Mira Kazhani, në qetësi me forcë e kurajo ka kaluar një situatë jo të mirë shëndetësore. Po tani gjithçka është kthyer në normalitet. Askush nuk e ka kuptuar këtë situatë sepse Mira jo vetëm që nuk ka treguar vetë, por nuk ka ndaluar punën në asnjë moment, duke mos harruar të sjellë për dëgjuesit e podcastit të saj të ftuar të shumtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese