Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate”, vite më parë arriti të mbërthejë para ekranit të gjithë shqiptarët.
Historia tragjike e një familje të thjeshtë shqiptare të cilës iu desh të përballej me vështirësitë e kohës, trafikimin, drogën, varfërinë, probleme të cilat ishin prezente pothuajse në të gjitha familjet, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
E për të gjithë nostalgjikët dhe fansat e këtij seriali muaj më parë erdhi lajmi i mirë se kanë nisur xhirimet për sezonin e radhës.
Të gjithë janë sy e veshë se çfarë kanë rezervuar këtë sezon për publikun kasti i mrekullueshëm i aktorëve. Së fundmi, në faqen zyrtare të këtij seriali është publikuar një fragment nga xhirimet. Aktori Arben Derhemi, të cilin në këtë telenovelë e njohim si “Flori”, ka rënë në prangat e Policisë.
