Sali Lushaj, babai i reperit Stresi i njohur dhe si ish-truproja e Sali Berishës, feston sot ditëlindjen e tij.
Djali i tij, Arkimed Lushaj (Stresi) ka bërë me dije lajmin, teksa në Instagramin e tij postoi një foto të veçantë të të atit, sipër të cilës shkroi: U bofsh 100 vjeç Bisha.
I shfaqur në bregdet, pa bluzë, ku qartazi në kraharorin e tij shikohet “ i gdhendur” figura simbolike e flamurit tonë kombëtar, shqiponja. Ajo që tërheq më së shumti vëmendje është se brenda tatuazhit të shqiponjës, gjendet e shkruar PD, një dedikim për Partinë që ai përkrah prej vitesh.
Të njohur të dy si demokratë të flaktë, që ndër vite kanë përkrahur jetën politike të liderit demokrat Sali Berisha, Sali e Arkimed Lushaj befasuan me lëvizjen e tyre para 2 ditësh.
Babë e bir ju bashkuan protestës qytetarë përmes së cilës kërkohet ndryshimi i klasës politike në Shqipëri, përfshirë këtu dhe Sali Berishën.
Madje të shumta kanë qenë dhe pankartat në të cilat shkruhej: Berishë në burg. Por pavarësisht thirrjeve qytetare, Sali dhe Arkimed Lushaj pasditen e së mërkurës vijuan me protestimin e tyre, teksa bënin me shenjë “dy gishtat” që është simboli i Partisë Demokratike.
Postimi i reperit Stresi:

