Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Sërish ALARM për bombë në Spanjë, zarfi mbërrin në ambasadën e SHBA-së në Mardid

Shkruar nga Newsbomb
Sërish ALARM për bombë në Spanjë, zarfi mbërrin

Një tjetër zarf bombë është dërguar pranë zyrtarëve të lartë në Madrid. Kësaj here zarfi është dërguar tek ambasada amerikane në Madrid.

Sipas mediave vendase mësohet se pas marrjes së këtij zarfi autoritetet kanë bllokuar rrugën jashtë ambasadës si dhe kanë rrethuar të gjithë perimetrin.

Kujtojmë se ky është zarfi i gjashtë, pasi pesë zarfe të tjera bombë u dërguan në ambasadën ukrainase dhe zyrtarë të qeverisë spanjolle të mërkurën.

Gjithashtu edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka marrë një zarf të ngjashëm, me atë që shkaktoi një shpërthim në ambasadën e Ukrainës në Madrid. Bombat e paketuara në zarf i P janë dërguar gjithashtu një prodhuesi armësh në veri të vendit dhe një bazë e forcave ajrore në periferi të kryeqytetit spanjoll.

https://twitter.com/borjajimenezd/status/1598305569231732738

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese