Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Safet Gjici jep dorëheqjen pas videos erotike: Kam marrëdhënie intime me vajzën, rashë pre e kurthit nga kundërshtarët (REAGIMI I PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Safet Gjici jep dorëheqjen pas videos erotike: Kam marrëdhënie

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të videos erotike, e filmuar teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e Bashkisë Kukës.

Gjici ka reaguar pak më parë, duke mos e mohuar vërtetësinë e videos. Ai thotë se filmimi është një kurth i ngritur nga kundërshtarët e tij politikë në zgjedhjet e 14 majit.

Safet Gjici, i cili vetëm pak javë më parë fitoi mandatin e dytë si kryebashkiak i Kukësit, thotë se me vajzën në fjalë, ka një marrëdhënie intime prej disa kohësh.

Në fund ai thotë se jep dorëheqjen nga ky post: “Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen”.

Reagimi i Safet Gjicit pas publikimit të videos erotike në zyrën e Bashkisë:

Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.

Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.

Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.

Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!

LAJMI NË PËRDITËSIM...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese