Të gjithë drejtorët e Policisë së Shtetit në Qarqe, veç Rebani Jaupit në Tiranë dhe Fatmir Hoxhës në Gjirokastër, janë ndryshuar. Është vetë Policia e Shtetit që njofton këto ndryshime, me emërimin e drejtuesve të rinj dhe në disa raste “rrokadë”.
Më herët, gjatë ditës së sotme newsbomb.al. ka mësuar emrat e disa prej drejtorëve që u prekën nga procesi i ristrukturimit të kësaj Organizate.
Ky proces i rëndësishëm vjen pas disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në vend. Kryeministri Edi Rama lajmëroi se ishte përgatitur një plan për ristrukturimin e gjithë Policisë, por do të prezantohej në shtator. Procesi i ristrukturimit të Policisë së Shtetit i planifikuar për t’u prezantuar në shtator, por u përshpejtuar me disa javë.
Njoftimi i Policisë së Shtetit për ndryshimet e Drejtuesve:
Ndryshime në nivel drejtues në strukturat vendore të Policisë së Shtetit. Në kuadër të ristrukturimit për rritjen e forcës goditëse dhe parametrave të sigurisë në vend, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur ndryshime në nivel vendor e qendror.
1- Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
2- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.
3- Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
4- Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
5- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
6- Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
7- Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.
8- Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
9- Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
10- Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.
11- Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.
12- Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
13- Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.
