Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Ristrukturimi i Policisë/ Ikën Niko Brahimaj i Shkodrës, i liruari Gjovalin Loka “merr në dorë” Elbasanin, ndryshime dhe në Kukës e Gjirokastër (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjovalin Loka, drejtori i Sigurisë Publike u bë “kurbani” i parë i ristrukturimit të Policisë së Shtetit, proces që nisi një javë më parë. I liruar nga detyra, newsbomb.al mëson se dje Loka ka marrë një detyrë të re, ai është emëruar Drejtor i Policisë së Elbasanit.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ristrukturimi do të prekte të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe. Gjithashtu, nga detyra është liruar dhe kryepolici i Shkodrës Niko Brahimaj. Ky i fundit, mesa duket e ka pasur “të justifikuar” ikjen nga detyra pas ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku u vranë 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Ndryshime kanë ndodhur dhe në qarqet e tjera të vendit, të cilat newsbomb.al do t’i përcjell në vazhdim.

Edhe Kukësi është përfshirë në procesin e ristrukturimit. Drejtori Alban Çela është liruar nga detyra dhe vendin e tij e ka marrë Hamdi Fiore. Ky i fundit do të jetë tashmë Drejtor i Policisë së Kukësit.

Lëvizje edhe në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Nëndrejtori Skënder Hita është me firmë të Kryepolicit Ardi Veliu është emëruar Drejtor në Policinë e Shkodrës, duke zënë këtë vendin e Niko Brahimajt, mëson newsbomb.al.

Po ashtu, edhe Qarku i Vlorës i cili ka qenë kohët e fundit në fokus të ngjarjeve kriminale, me vrasje dhe plagosje të eksponentëve të krimit dhe personave me precedent, është përfshirë në procesin e ristrukturimit.

Drejtori Artion Duka është liruar nga detyra dhe në vend të tij në krye të Policisë së Qarkut është emëruar Bledar Çeliku, shkruan newsbomb.al.

Ndërkohë, në krye të Policisë së Korçës është emëruar Ardian Çipa. Ky i fundit emërohet në këtë detyrë dhe si një prej drejtuesve të Policisë që kanë kaluar me sukses vettingun.

Në shkurt 2021, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit në Polici konfirmoi në detyrë Ardian Çipën. Trupa e vlerësimit nuk evidentoi asnjë problem në tre kriteret e vlerësimit – aftësitë profesionale në atë të pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

Çipa së fundmi ishte përgjegjës i Departamentit në Drejtorinë e Formimit të Vazhdueshëm, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

PËRDITËSIM – LEXO EDHE: Këta janë drejtorët e rinj që preku ristrukturimi, nga Qarqet, te Rrugorja dhe Policia Shkencore

Më shumë

spot_img
spot_img