Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rita Petro: Më në fund protestoi dikush nudo tek ne, si në Perëndim. Pastori Akil Pano: Kjo nuk është e moralshme!

Shkruar nga Newsbomb
Rita Petro: Më në fund protestoi dikush nudo tek ne, si në

Mënyra se si protestoi te sheshi “Skënderbej” (nudo) vajza e quajtur Florinda ka bërë shumë bujë në media dhe ka “tronditur” opinion publik, pasi duhet pranuar se akte të tilla nuk janë fort të mirëpritura në një shoqëri konservatore si e jona.

Në emisionin “Open” shkrimtarja Rita Petro tha se ishte një lajm i mirë pasi më në fund edhe tek ne po protestohet si në vendet e zhvilluara të Perëndimit.

Rita Petro: Më në fund edhe në Shqipëri mund të protestohet nudo si në të gjithë botën perëndimore. Vajza që ka dalë lakuriq, moto është ka të bëjë me slogane simbolike, jo slogane morali se ka qenë që në kohën e Enverit ky morali. Të zgjojë kureshtjen ky është qëllimi i protestës. Ajo e bëri e zgjoi kureshtjen. U mallëngjeva dhe thashë është e guximshme.

Mirëpo me këtë ide të sajën nuk ishte dakord pastor Akil Pano, i cili tha se akti që bëri vajza ishte i pamoralshëm dhe madje kundravajtje, pasi dënohet në vendin tonë.

Akil Pano: Qëllimi është edukimi dhe jo lakuriqësia. Ajo vajza është kundravajtëse sepse këto akte dënohen me ligj në Shqipëri. Mendoj që përmes dhunës nuk mund të nxjerrim dhunën. Trupi njerëzor duhet të mbulohet të fshihen pjesët intime. Kjo është një arsye pse kemi përdhunime, kemi inçeste, kemi mungesë të moralit. Ajo tha se donte të thoshte “mos më prek”, por mund të merret edhe si ftesë.   

Lexo edhe: “Njerëzit mendojnë se fajin e ka vajza që përdhunohet”, Luarasi: T’u them “ju rëntë te fëmija juaj”, por…

Lexo edhe: Detaje tronditëse nga përdhunimi i të miturës në Babrru: Video u shpërnda në Instagram dhe djemtë komentonin çfarë t’i bënin tjetër vajzës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese