Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Reforma në Drejtësi, Bushati: Unë me zor e kam kapërdirë 2016-ën, por kjo ndodhi se ne nuk jemi të aftë të zgjidhim punët tona, duam ndërmjetësues

Shkruar nga Newsbomb
Reforma në Drejtësi, Bushati: Unë me zor e kam

Një pikë e veçantë në intervistën e Dimtir Bushatit në Log në PanoramaTV ka të bëjë me reformën në drejtësi, pritshmëritë e shqiptarëve për të, dhe ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar.

Në një rrëfim të sinqertë Bushati thotë se hyrja e ONM në Kushtetutën e republikës së Shqipërisë, duke hequr dorë nga sovraniteti mezi është kapërdirë prej tij si ministër i jashtëm, por ishte një çështje e domosdoshme, ndërkohë që shqiptarët nuk po arrinin të vendosnin vetë rregull në shtëpinë e tyre.

Bushati tha se do të preferonte që partitë politike të kishin një vend për akordet, siç ndodhi në krizën e 2007 tek ish-presidenti Alfred Moisiu, edhe pse kjo, jo gjithmonë ka qenë e mundur.

Intervistoi: Endri Xhafo

Keni një tendencë që ta bëni diskutimin shumë akademik. Jemi te perceptimi që shqiptarët kanë se evropianët ndërhyjnë më pak në punët e tyre dhe amerikanët më shumë...

Politikisht është e vërtetë. Do ta shihja dhe në një këndvështrim tjetër.  U bë 33 vjet që e konsiderojmë veten se jemi në tranzicion. Që nga ’90 e jemi në 2023. Dhe në disa raste na janë dashur ndërkombëtarët për të legjitimuar aksionin politik. Gjatë 33 vjetëve ne nuk kemi demostruar një pronësi mbi reformat. Pra cduam të ndertojmë ne që sduhet të lëvizë për 30 vjet, 50 vjet, pra precedentin ta kthejmë në traditë. Qoftë në parlament, ekzekutiv, legjislativ. Ne jemi të vetmit në Evropë, që në Kushtetutën tonë kemi vendosur OMN, pra kemi pranuar një mekanizëm ndërkombëtar në kushtetutë. Kemi treguar një lloj sinqertiteti, naiviteti…unë me zor e kam kapërdirë në 2016 pavarësisht se kur e kemi votuar e kemi votuar të gjithë në parlament…

E votuat se nuk merrnit vizë amerikane apo jo…

Jo jo absolutisht ka qenë kërkesa jonë si mazhorancë e kohës për të pasur një bashkëpronësi në procesin e vetingut. Nëse do të më pyesin disa vite më pas, nëse edhe atëherë në pozicionin e ministrit të jashtëm unë kam qenë më sovranist sot pas disa viteve mund të them se prania e ekspertëve ndërkombëtare në procesin e vetingut e ka reduktuar dëmin njerëzor që mund të bëhej nga elementi shqiptar.

Ne tradicionalisht kemi këtë raport me SHBA. Ky rol i ambasadorit amerikan pavarësisht emrit do të jetë i tillë për sa kohë nuk do të kemi një pornësi mbi procesin. Në 2006 a 2007 në mos gaboj kur është bërë marrëveshja për shtyrjen e zgjedhjeve lokale është bërë në institucionin e presidentit të republikës që drejtohej nga Moisiu. Për mua që nuk isha në politikë ka qenë një ditë e gëzueshme që palët politike shkuan te presidenti i republikës. Tani ne nuk e kemi këtë element maturimi. Para dy vitesh u bë marrëveshja në një seli diplomatike.

E dini që negocioi një evropian atëherë? Ka një histori…

Se folëm për evropianët por mos harroni që kryeministri Berisha dhe kryetari i partisë time Rama në opozitë kanë darkuar te restorant Krokodili në Strasburg nën ndërmjetësimin e dy grupimeve kryesore të parlamentit evropian. Apo kemi pasur raporterë, Vranickin në 97, apo Romano Prodin në ’98 e kështu me radhë. Ndërmjetësira kemi pasur pa fund. Çështja nuk shtrohet sesi e kanë emrin ndërmjetësuesit. Cështja që më shqetëson mua është: a do të maturohemi ne, për ti përcaktuar, për ti shkruar rregullat e lojës që të shkojmë drejt një diplomacie më klasike sic edhe unë do ta preferoja rolin e diplomatëve të huaj të jetë më klasik në Shqipëri. Siç unë do të preferoja që ambasadorët e huaj në Shqipëri të mos flisnin për lista të zeza por të flisnin për lista të bardha.

Ju pranoni se amerikanët kanë një qasje më aktive sesa evropianët….

Eshtë më e zëshme do të thoja. Sidomos në çështjet politike. Eshtë më vertikale.

Si jeni ndjerë kur keni qenë dhe ministër që PS, kryeministri juaj ka pasur aleatë një nga njerëzit më influencues të SHBA dhe vecanërisht për vendet e europës lindore, George Soros? Që sot që flasim është financues më i madh i demokratëve? A ken thenë oh sa mirë e kemi me vete?

Jo.

Nuk e keni ndjerë qoftë edhe te reforma në drejtësi influencën e tij në zhvillimet e brendshme, suportin që keni pasur?

Reforma në drejtësi, nëse do ti referoheni manifestit tonë elektoral të 2013 ka qenë një ndër zotimet tona. Kur kemi ardhur në krye të punëve të vendit në 2013…fondacioni Soros në Tiranë në dijeninë time ka financuar punën e ekspertëve lokalë që kanë ndihmuar asistuar komisionin e reformës në drejtësi. Dua të thme se reforma në drejtësi që në gjykimin tim është proces i papërfunduar…unë nuk jam partizan i bardhezi…reforma në drejtësi po të kontrolloni në arkivë kjo që po ju them do tju bindë. Në 2013 ishte një vendim i kryeministrit edi rama për ta hequr nga portofoli i ministrit të drejtësisë dhe për ta cuar në parlament duke krijuar një komision bipartizan për ta konsideruar këtë si një vepër të përbashkët. Sesi është zbatuar reforma rrugës, a ka pasur aksidente rrugës…

A ka dështuar reforma?

Jo nuk ka dështuar. Fakti që shqiptarët edhe sot e kësaj dite presin dhe thonë c’do të bëjë SPAK me këtë, gjykata me këtë…do të thotë se nuk ka dështuar. A ka dhënë frytet që duhet të jepte? Jo.

Ju e dini që 90% e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar…

Zoti Xhafo, ndërtimi i institucioneve nuk është proces linear. Ka momente ngjitjeje, ka momente zbritje. Unë e di që nuk do jetojmë 200 vjet, e di që njerëzit e paduruar dhe i mirëkuptoj ata…

A e dini që sot gjykata administrative e apelit gjykon 2018 dhe gjykata civile gjykon 2016?

Po. Të falenderoj. Ky është problemi kryesor. Sfida kryesore që duhet të diskutojmë janë burimet njerëzore në drejtësi, jo vetëm shkopin, por edhe karrotën. Nuk më gëzojnë numrat e gjyqtarëve dhe prokurorve që lënë vendet e punës se skam ndonjë kënaqësi personale. Nuk më gëzon as fakti që shoh lajme që organizohen që X politikan do shkojë para burgut. E di cmë kënaq? Unë dua që institucionet e drejtësisë të arrijnë pritshmërinë që kanë të bëjnë me pronën, sigurinë e jetës.

LEXO EDHE: “Kryesia e PS nuk është mbledhur për çështjen McGonigal”, Ditmir Bushati komenton çështjen që po i “vë zjarrin politikës” së ditës

LEXO EDHE: Ditmir Bushati për ambasadoren amerikane: Nuk na lejohet diplomacia e megafonit kur vjen puna te marrëdhënia me SHBA

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll