Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati foli në intervistën në LOG me Endri Xhafon për rolin e ambasadores amerikane në Shqipëri, ndërhyrjen në disa momente kyç të zhvillimeve në vend dhe nëse ka respektuar diplomatja e shtetit mik konventën e Vjenës.
Ish-Ministri i Jashtëm tha se ambasadorët nuk mund të sillen si Guvernatorë në Shqipëri, por theksoi se partneriteti me SHBA ka një natyrë tjetër. Shumë çështje mund të mos jemi dakord, sqaroi Bushati, por mirë është të zgjidhen brenda për brenda, pa dalë në sytë e opinionit publik.
Intervistoi: Endri Xhafo
A keni një koment për heshtjen e Juri Kim?
Unë nuk kam një koment për heshtjen e ambasadores dhe ambasadës Amerikane por kam përshtypjen se kur çështja është në dorën e drejtësisë nga i pari e deri tek i fundit në hierarkinë e përfaqësuesve të SHBA duhet të respektojnë procesin gjyqsor. Të njëjtën gjë mendoj se duhet të bëjmë edhe ne politikanët, apo ne qytetarët e zakonshëm të këtij vendi.
Një pyetje që jemi te Kim, rolin e saj në zhvillimet në shqipëri si e shikoni? Kemi heshtje të zonjës në fjalë për një cështje që implikon kryeministrin e Shqipërisë, SHBA, parimin e lobimit që ata në fakt e kanë të rregulluar por që shqiptarët nuk e dallojnë dot ku fillon lobimi i ligjshëm dhe ku përfundon korruptimi, kështu që kemi heshtje të tyre. Si e shihni ju si ish-ministër i jashtëm si e shihni rolin e ambasadorit amerikan në Shqipëri?
E para, shkoj edhe njëherë tek pikënisja e bisedës sonë përsa i përket raporteve me SHBA. Në gjykimin tim duhet ti shohim përtej emrave të përveçëm. Nëse do flasim për pozicionin e ambasadorit amerikan atëherë përsa kohë që ka një çështje që ka shkuar në dyert e gjykatës në SHBA qoftë presidenti i SHBA apo përfaqësuesi i tyre do të duhet…
A mund të sillet ambasadori amerikan si një guvernator në Shqiëpri?
Jo, ne kemi një partneritet të veçantë me SHBA. Ka një rol specifik ambasadori në zhvillimet në Shqipëri. Mund t’ju them nga eksperienca ime personale sepse kam qendruar për disa kohë në zyrën e ministrit të jashtëm dhe kam punuar me disa ambasadorë amerikanë. Kam punuar me ambasadorë amerikane edhe kur kemi qenë në opozitë dhe kam mbuluar marrëdhëniet me jashtë në PS, jo për çdo çështje mund të kemi qenë në të njëjtën gjatësi vale. Por kam preferuar që gjithmonë të jemi të bashkërenduar me ta dhe pikëpamjet e ndryshme për tema të njëjta mos ti ndajmë me oponionin publik sepse vazhdoj të mendoj që partneriteti me SHBA është i pazëvendësueshëm.
A e ka shkelur ambasadorja Juri Kim konventën e Vjenës? Neni 41, pika 1 thotë…
E kam dëgjuar këtë tezë nga…
…pa hequr dorë nga privilegjet e tyre dhe imuniteti është në detyrën e gjithë personave që gëzojnë të tilla privilegje dhe imunitete të respektojnë ligjet dhe rregullat e vendit pritës. Gjithashtu kanë për detyrë të mos interferojnë në punët e brendshme të këtij shteti…
Po më duket vetja sikur jam sekretari amerikan i shtetit dhe po pyetem për një ambasador të vendit tim. Për pozicionin, qëndrimin, taktikat, mënyrën e komunikimit të ambasadores amerikane në shqipëri pavarësisht si e ka emrin ka përgjegjësi Departamenti i Shtetit. Ka përgjegjësi Shtëpia e Bardhë.
Si ish ministër i jashtëm a keni ndjerë trysni apo ndërhyrje të shtuar për shkak të marrëdhënies strategjike që kemi me ta?
Në ushtrimin e detyrës sime po ju them dhe njëherë tjetër jo për çdo çështje kam qenë në të njëtën mendje me ambasadorët amerikanë me të cilët kam punuar, por asnjëherë nuk kam preferuar dhe nuk do tia këshilloja askujt, asnjë politikani nëse do të donte të më dëgjonte sadopak që pakënaqësitë apo moskuptimet apo mosgjetjen e ujdisë ta bënte publike. Pra nuk na lejohet të bëjmë diplomacinë e megafonit kur vjen puna me SHBA dhe me disa aleatë të tjerë të rëdnësishëm të Shqipërisë. Kjo nuk do të thotë të mos themi fjalën tonë, të mos i shkojmë deri në fund të vërtetës për çështje të ndryshme që ne mendojmë por duhet të jemi të kujdesshëm siç thotë një shprehje popullore që të mos nisemi për të vendosur vetulla dhe të nxjerrim sytë tanë. Sepse juri Kim nuk është këtu për të marrë vota apo të sfiduar aktivitetin tim politik, apo të tjetrit…
Pse ka një perceptim publik që evropianët thonë se çështjet e vendit duhet ti zgjidhin shqiptarët, përkundër amerikanëve?
Nëse flasim për diplomacinë amerikane është lapidare thenia e Kisinger që cilit numri telefoni duhet ti bie në europë në mënyrë që të lidhem me homologun tim europian për të folur për një cështje me europiane.
Më rezulton mua apo ju i keni rënë numrit gjerman më shumë?
Unë mund ti kem rënë numrit amerikan, gjerman, francez, italian…nuk ka rëndësi. Mund ta diskutojmë dhe këtë. Por amerikanët kanë një politikë të jashtme më të centralizuar sesa shumë interesa që mund të kenë kombe te ndryshme europiane që përpiqen të kenë një nivel bashkërendimi te përfaqësuesit e politikës së jashtme të BE. Po nuk mund të konsiderohet një ministër i jashtëm i BE. Mund tju them dhe përpjelkjet e stërmundimshme të evropianëve për të marrë vendime të përbashkëta në fushën e politikës së jashtme.
