Hapësire reklamuese

Rajoni

Sërish s’ka tym të bardhë në Kosovë! Opozita bojkoton seancën për zgjedhjen e Presidentit, Albulena Haxhiu detyron ta shtyjë për disa orë më vonë

Shkruar nga Newsbomb
Sërish s’ka tym të bardhë në Kosovë! Opozita
Kuvendi i Kosoves

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është detyruar sërish të shtyjë seancën plenare për zgjedhjen e presidentit, për shkak të bojkotit të vazhdueshëm nga deputetët e opozitës.

Seanca, e cila nisi me pritshmëri për të çuar përpara procesin e votimit, u ndërpre vetëm pak minuta pas hapjes. Haxhiu njoftoi se punimet do të rinisin në orën 14:00, duke theksuar se vendimi erdhi në përpjekje për t’i dhënë kohë opozitës që të reflektojë dhe të marrë pjesë në proces.

Ajo u bëri thirrje publike deputetëve opozitarë që të respektojnë detyrimet e tyre kushtetuese, duke theksuar se pjesëmarrja në seancë është një përgjegjësi që buron nga mandati i tyre përfaqësues.

Në argumentimin e saj, Haxhiu iu referua edhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, opinioneve të Komisionit të Venecias dhe raporteve të institucioneve ndërkombëtare, që nënvizojnë rëndësinë e funksionimit të rregullt të institucioneve demokratike.

"E ftoj opozitën sërish që të vijë në seancën për zgjedhjen e presidentit, pra në këtë seancë të jashtëzakonshme që e kemi nisur dje", tha Haxhiu pasi lexoi disa aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese, opinione të Komisionit të Venecias dhe raporte të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese