Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Publikohet video INTIME e ministrit të Shëndetësisë dhe sekretares: Burri i bën dalje, ja momenti kur mbledh plaçkat dhe ikën nga vila luksoze (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ditë pasi u publikuan fotot, ku ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, shfaqej duke shkëmbyer puthje të zjarrta me asistenten e tij, Gene Cangelo, mediat, kanë publikuar dhe videon.

Ministri, shihet teksa kontrollon te korridori, për të parë nëse vërdallë kishte ndonjë person, ndërkohë që i flet dikujt. Pasi sigurohet që nuk kishte njeri, ai mbyll derën e zyrës duke u mbështetur në të që të mos hapej aksidentalisht dhe nis të përqafojë e puthë sekretaren.

Nga ana tjetër sekretarja Gina Coladangelo është fotografuar duke futur disa çanta në makinën e saj, disa orë pasi mësoi se lidhja e saj me Matt Hancock është bërë publike.

Nga fotot e publikuara nga mediat britanike vihet re se më pas, 43-vjeçarja largohet me makinën “Audi Q7”, nga shtëpia luksoze. Ajo u largua pa bashkëshortin e saj milioner dhe themeluesin e “Oliver Bonas”, Oliver Tress. Por para se Gina të largohej, është parë teksa komunikonte me 54-vjeçarin. 

biseda

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock ka reaguar pas fotografive ku shfaqet teksa shkëmben puthje pasionante me sekretaren e tij Gina Coladangelo.

Matt Hanckock pranoi se “ka shkelur rregullat e distancës sociale”, por nuk i ka kërkuar ndjesë bashkëshortes së tij Martha Hoyer Millar, me të cilën është i martuar prej 15 vitesh.

Ministri 42-vjeçar dhe sekretarja e tij Cangelo, njiheshin që në vitet e universitetit. Ata kanë studiuar për të njëjtën degë. Cangelo, njihej në Britani si një grua shumë e pasur, pasi paralelisht punës si sekretare ajo ishte dhe drejtoresha e një kompanie mode, e cila ishte në pronësi të bashkëshortit të saj.

Më shumë

spot_img
spot_img