Hapësire reklamuese

Bota

Shkëmbeu puthje pasionante me sekretaren milionere, pendohet ministri britanik: Kam shkelur masat e distancimit fizik

Shkruar nga Newsbomb
Shkëmbeu puthje pasionante me sekretaren milionere, pendohet ministri

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock në Britaninë e Madhe u përfshi në një skandal seksual, ku është kapur nga kamerat duke shkëmbyer puthje pasionante me sekretaren e tij, Gina Coladangelo.

Pas publikimit të këtij skandali, ka ardhur dhe reagimi i ministrit britanik, i cili shprehet se ndihet i penduar dhe se ka shkelur masat e distancimit social në kohë pandemie.

“Unë pranoj që kam shkelur udhëzimet për distancimin social për këto rrethana. I kam zhgënjyer njerëzit, jam shumë i penduar.Mbetem i përqendruar në objektivin për të nxjerrë vendin nga kjo pandemi dhe do të isha mirënjohës për privatësinë e familjes time dhe timen, në këtë çështje personale”, ka thënë ministri Hancock.

Por kush është Gina Coladangelo?

Coladangelo njihet si një grua tepër e pasur dhe është krahu i djathtë i ministrit Hancock.

Ajo është drejtoreshë në fushën e komunikimeve në firmën e modës “Oliver Bonas”, e themeluar nga bashkëshorti i saj.

Biznesmenia është nënë e tre fëmijëve dhe jeton me bashkëshortin e saj në Londër. Coladangelo ka studiuar për politikë, filozofi dhe ekonomi (PPE) në Oksford mes viteve 1995 dhe 1998.

Sondazh

Poll