Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
33 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PS largon një tjetër deputet, pritet të mos e rikandidojë në zgjedhjet e 18 qershorit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f683674cf9113abd330fbc8cb3bf9acf

Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur të mos rikandidojë për deputet në qytetin e Kavajës, Pardi Carën. Kavajasi do të zëvendësohet në bashkinë që drejtohet nga Elvis Rroshi nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Si pjesë e Qarkut të Tiranës, Kavaja nxjerr vetëm një deputet dhe nga PS në zgjedhjet e 18 qershorit do të jetë Ahmetaj ai që do të kërkojë të hyjë në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike nuk ka vendosur ende.

Nuk dihet nëse Cara do të mbetet kandidat në listën e PS-së në Tiranë, megjithatë shanset janë të pakta për deputetin që në këto katër vite është paraqitur shumë rrallë në Kuvend. Cara nuk ishte i pranishëm në krah të Rroshit as në zgjedhjet lokale të 2015-ës, për shkak të një konflikti mes tyre.

Gjithsesi, deri më tani, në sondazhin e Newsbomb.al për deputetët që qytetarët dëshirojnë t’i shohin sërish në Kuvend, Cara ka marrë 6% të votave, jo pak krahasuar me shumë deputetë të tjerë të PS-së në Qarkun e Tiranës.

Lexo edhe: Ministri Ahmetaj prezantohet kandidat për deputet në Kavajë, Elvis Rroshi: Do korrim fitore gjigande

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img