Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për mediat vetëm pak minuta pasi Gjykata e Apelit mori vendimin që t’i japë Sali Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike.
Buzëgaz, Noka tha se me vendimin e sotëm shtëpia e PD-së është në duart e demokratëve, e atyre që do të luftojmë regjimin.
Deputeti u shpreh se demokratët sot janë më të bashkuar se kurrë dhe një gjë e tillë frikëson regjimin e Edi Ramës për të cilët theksoi se nuk do të kenë qetësi nga opozita e vërtetë.
Ndër të tjera Noka iu bëri një thirrje dhe demokratëve të cilët nuk e ndjejnë veten krah Edi Ramës, që të kthehen në shtëpinë e tyre dhe të bashkohen në familje ne madhe të Partisë Demokratike.
“E vërteta që demokratët janë ata qe vendosin me vullneti ne tyre çdo gjë që ka të bëjë me PD. Demokratët janë të bashkuar dhe sot vendimi i gëzon ata. Por sot është një ditë e keqe për regjimin pasi demokratët e gëzuar do të kenë një qëllim çrënjosjen e regjimit. Një opozitë e zvarritur ka marrë fund sot Shqipëria ka një pd të vërtetë, një opozitë të bashkaur që do ti japë zë.
Thirrja është për cdo demokrat, shtëpia juaj është Partia Demokratike ka qenë dhe është. Sot për çdo demokrat është kjo thirrje dhe vlen për çdo demokrat, sigurisht jo për ata që ndjejnë veten krah Edi Ramës. Kushdo që e ndjen veten demokrat e ka derën e hapur dhe është i mirëpritur”, tha Noka.
Pjesë nga fjala e Flamur Nokës:
Sot është një ditë e mirë për të gjithë demokratët.Zëri i tyre megjithëse në oazin e padrejtësisë u gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës, e cila po zvarritej prej tre vitesh.E vërteta që demokratët janë ata që vendosin me vullnetin e tyre çdo gjë që ka të bëjë me Partinë Demokratike.
Komenti yne është shumë i thjeshtë, demokratët janë të bashkuar, vendimi i gëzon ata.Por sot është një ditë e keqe për regjimin sepse demokratët e bashkuar nga sot do kenë vetëm një mision, çrrënjosjen e këtij narkoregjimi dhe kthimin e shpresës te shqiptarët.Një opozitë e përçarë ka marrë fund.
Një opozitë e zvarritur ka marrë fund.Sot Shqipëria ka një PD të ëvrtetë.Sot Shqipëria ka një opzitë të bashkuar.Një opozitë të bashkuar që do i japë zë....Thirrja është për çdo demokrat, shtëpia juaj ka qenë dhe është PD.Kjo thirrje vlen për çdo demokrat, por jo për ata që e ndjejnë veten në krah të Edi Ramës.
Çdokush që e ndjen veten demokrat dhe në opozitë me këtë regjim, është i mirëpritur....Ky është një vendim i formës së prerë që e kanalizon plotësisht këtë çështje.Kjo ditë nuk është për të festuar, as pë triumf. Është një ditë e vërtetës ku demokratëve iu bëhet thirrje të jenë të gjithë bashkë kundër narkoregjimit. Narkoregjimi duhet shembur që Shqpiëria të udhëtojë në Europë.
Narkoregjimi është pengesa e vetme e udhëtimit evropian të Shqipërisë.Dhe na bie barra t’i prijmë kësaj beteje.Unë në emër të gjithë kolegëve iu bëj thirrje çdo demokrati të gënjyer, të mashtruar dhe të keqinformuar, kthehuni në shtëpinë tuaj se shtëpia juaj ka vend për çdo qytetar të këtij vendi që është kundër narkoregjimit.
I bëjmë thirrje çdokujt që është kundërshtar i regjimit, nuk i bëjmë thirrje kurrë atij që është shërbëtor i këtij narkoregjimi....Në këtë oaz padrejtësish në këtë vend, ka edhe ndonjë ishull që akoma integriteti i udhëheq. Këto zonja treguan se integriteti prevalon mbi urdhrat politikë.