Hapësire reklamuese

Politikë

Merr fund zvarritja/ Vula e PD kalon në "duart" e Sali Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Merr fund zvarritja/ Vula e PD kalon në "duart" e Sali
Fotomontazh/ Sali Berisha - Lulzim Basha

Gjykata e Apelit nuk ka pranuar ankimin e Lulzim Bashës dhe ka lënë në fuqi vendimin e Zhukrit. Tanimë vula e PD i ka kaluar ish-kryeministrit Sali Berisha.

Trupa gjykuese që përcaktoi fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, përbëhej nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Saga se kujt i përket vula e Partisë Demokratike vazhdonte dhe zvarritej prej më shumë se 2 vitesh, por sot mesa duket mori fund. 

Lajmin e ndau vetë deputeti Flamur Noka, i cili pak minuta pas vendimit tha se shtëpia e PD-së është në duart e demokratëve, e atyre që do të luftojmë regjimin. Deputeti u shpreh se demokratët sot janë më të bashkuar se kurrë dhe një gjë e tillë frikëson regjimin e Edi Ramës për të cilët theksoi se nuk do të kenë qetësi nga opozita e vërtetë.

Ndër të tjera, Noka iu bëri një thirrje dhe demokratëve të cilët nuk e ndjejnë veten krah Edi Ramës, që të kthehen në shtëpinë e tyre dhe të bashkohen në familje ne madhe të Partisë Demokratike.

“E vërteta që demokratët janë ata qe vendosin me vullneti ne tyre çdo gjë që ka të bëjë me PD. Demokratët janë të bashkuar dhe sot vendimi i gëzon ata.  Por sot është një ditë e keqe për regjimin pasi demokratët e gëzuar do të kenë një qëllim çrënjosjen e regjimit. Një opozitë e zvarritur ka marrë fund sot Shqipëria ka një pd të vërtetë, një opozitë të bashkaur që do ti japë zë, " tha Noka. 

Kujtojmë se ishte Gjykata e Lartë ajo që më 18 mars vendosi rikthimin e çështjes në Apel dhe rigjykimin e saj me një trupë tjetër. Në vendimin prej 36 faqesh, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedurial.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese