Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Telefonoi i tërbuar drejtorin e RAI-t? Edi Rama: Gazetari italian, një i paturp që baltosi Shqipërinë! U skandalizova

Shkruar nga Newsbomb
Telefonoi i tërbuar drejtorin e RAI-t? Edi Rama: Gazetari italian, një
Edi Rama dhe Paolo Corsini

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për reportazhin e realizuar nga emisioni "REPORT" në televizionin vendas "RAI 3", i cili pasqyronte disa episode të caktuara që kanë shënjuar qeverisjen e tij, duke përfshirë dhe akuzat e opozitës.

Sikur të mos mjaftonte reportazhi, media italiane "La Repubblica" ka shkruar sot se kryeministri shqiptar ka telefonuar i tërbuar drejtorin e televizionit e "RAI 3", Paolo Corsini për t'i kërkuar llogari për reportazhin mbi Shqipërinë.

Në një reagim për televizionin vendas "Report TV", Edi Rama ka theksuar se është skandalizuar nga ajo që e konsideron shpifje të gazetarit italian për të baltosur Shqipërinë. "Kisha vite pa u skandalizuar me këtë qasje kriminale në emër të lirisë së medias", është përgjigjur kryeministri.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Nuk ka pasur asnjë telefonatë me drejtorin e RAI3, po vetëm një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen më skandaloze të emisionit Report, një episod për Shqipërinë e parë me sytë e shpifësve të mirënjohur të Tiranës dhe ku gazetari italian, me një paturpësi epike jo vetëm që nuk publikoi në emision asgjë nga përgjigjet me shkrim të pyetjeve të tij po me shkrim, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, po edhe u shfaq në një kanal ujrash të zeza në Tiranë ku foli për refuzimin e viktimës së tij për të dhënë përgjigje!

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm, i cili do të ngrejë padi penale për shpifësin, i është përgjigjur një për një me shkrim pyetjeve të tij, në afatin e kërkuar prej tij, në adresën e tij. 

Kërkesa për telefonatën, lidhej vetëm me këtë fakt të dokumentuar dhe të tmerrshëm për një ekran që paguhet nga taksat e italianëve dhe që u angazhua në një episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë, siç ndodhte në vitet kur në median italiane shqiptarët shfaqeshin vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, ndërsa Shqipëria si foleja e krimit në Europë!

Kisha vite pa u skandalizuar me këtë qasje kriminale në emër të lirisë së medias, por e përsëris, nuk pata asnjë telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI3, me të cilin munda të flas krejt qetësisht vetëm pas gënjeshtre të radhës, që kishte dalë edhe në La Repubblica (e cila e fshiu gënjeshtrën) dhe në Syrin e ujrave të zeza të Tiranës, ku natyrisht për vetë natyrën e misionin e kanalit, gënjeshtra mbeti me shoqet e saj të panumërta në tubacionin e jashtënxjerrjeve të armiqve të betuar të çdo suksesi të Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese