Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Shqipëria do të prodhojë dronë”, Rama flet për KAYO-n dhe “zaptimin” e “News 24”: U kthye në histori për lirinë e fjalës! Kemi hyrë në fazën e prodhimeve “Made in Albania”

Shkruar nga Newsbomb
“Shqipëria do të prodhojë dronë”, Rama flet
Edi Rama

Kryeminstri Edi Rama, i ftuar sot në emisionin “Opinion” ka komentuar dhe për ngritjen e KAYO-s, kompania e cila do të mbulojë sektorin e prodhimit të armatimeve ushtarake për Shqipërinë.

Duke iu referuar vitit 2027 ku Shqipëria do të presë samitin NATO-s, ngjarje historike për Shqipërinë, kryeministri sqaron se hapësira ajrore për sigurinë e cdo lideri, do të sigurohet nga dronët e prodhuar në Shqipëri.

E ndërsa KAYO do të vendoset në godinën ku më përpara ka operuar televizioni “News 24”, Rama e kalon duke thënë se askush nuk mendoi se për çfarë kjo ndërtesë do të përdoret dhe sesi Shqipëria do të hyjë në një tjetër fazë të zhvillimit.

Edi Rama: Magneti jonë është bërë i fortë këtu periudhë. Ne kemi hyrë në një fazë tjetër. Na doli përpara pandemia dhe tërmeti që na bërë një frenim. Ne samitin e NATO-së, do ta mbrojmë territorin e Tiranës me dronët e prodhimit shqiptar.

Fevziu: Merr më mirë ato të Trump se do na fëlliqësh.

Edi Rama: Ata nuk do të nisen më fjalët tona, do i shohin, Dronët do të prodhohen këtu. Por kur ndodh dicka që ka të bëjë me një godinë dhe kthehet në histori për lirinë e fjalës, askush nuk futet të mendojë për cfarë iu duhet kjo godina? Cfarë është KAYO? Ë gjithë kjo është faza e lindjes ose rilindjes, së industrisë sonë ushtarake. Në do të prodhojmë dronët që do të mbrojnë hapësirën në 2027. Ne do të ekspertojmë dronë, Made in Albania.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese