Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Plazhet e do të menaxhohen nga bashkia! Jugu dëgjoi për Maldivet, ndërsa shërbimin e ka labçe

Shkruar nga Newsbomb
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Plazhet e do të menaxhohen nga
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për “Opinion” për aksionin kombëtar të ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të liruar hapësirat publike, referuar këtu dhe lirimin të plazheve publike të zaptuara nga sektori privat.

Rama ka deklaruar se vitin e ardhshëm turistik, plazhi i Ksamilit, Dhërmiut e një pjese tjetër e madhe  e jugut po dhe veriut, do të menaxhohen nga bashkia dhe jo më nga bizneset private.

Plazhin e Ksamilit do ta menaxhojë vitin tjetër Bashkia. Plazhin e Dhërmiut nuk kanë për ta marrë më, do ta menaxhojë bashkia. Plazhin e Vlorës nuk kanë për ta marrë më.

Kam folu me Benet Becin për Velipojën, nuk kanë për ta marrë më. Ke një hotel me 5 yje, puna jote, nuk ka rëndësi. Por nuk mund të merret peng Ksamili nga disa që nuk e di cfarë duan të bëjmë.

Pastaj kur sheh shërbimin, është nuk  di cfarë të them. Gjithë plazhin e Ksamilit do ta menaxhojë bashkia. Meqë qeka puna nxjerr hurin e cadrës dhe bjeri kokës tjetrit, ta harrojnë këtë gjë.

Bashkitë do të marrin pjesë të caktuara. Sepse ata poshtë dëgjuan për Maldivet e Europës dhe i vunë cmimet si Maldivet, ndërsa shërbimin e kanë labçe”, Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese