Hapësire reklamuese

Politikë

“Shpifës, i rëndomtë”, Bardhi i kthehet Xhaçkës: Pse fshihesh o zonjë pas pantallonave të Edi Ramës? Shko dorëzoju drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
“Shpifës, i rëndomtë”, Bardhi i kthehet
Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është kthyer deputetes Olta Xhaçka, pasi kjo e fundit e akuzoi si “shpifës të rëndomtë”.

Gjatë fjalës së tij Bardhi tha se Xhaçka përmes kësaj deklarate të mbajtur  nga foltorja e Kuvendit bëri avokaten e bashkëshortit të saj.

Duke theksuar se të gjitha pretendimet dhe akuzat e Partisë Demokratike sa i përket tokës të përfituar nga bashkëshorti i Xhaçkës, Artan Gaçi, janë vërtetuar nga Prokuroria. Bardhi i ka kërkuar Xhaçkës që t’ i dorëzohet drejtësisë dhe të mos fshihet pas Edi Ramës.

Avokatinë e akuzave që i ka ngritur SPAK dhe jo opozita nuk do e kisha lënë tre minuta më shumë se nuk ka status të veçantë. Si rregull nuk dueht të ishte deputete. Së dyti nuk ka asnjë pretendim që nuk është vërtetuar nga prokruroria.

Rezxulton që në pronën që i ka dhënë Rama zonjës me letra të falsifikuara dhe pasi i kanë falsifikuar letrat kanë kalaur në pronësi të bashkëshortit dhe zonjës. Së dyti zonja kryetare nëse zonja pretendon që gjithçka që ka thënë opozita pse fshihet dhe nuk shkon në GJKKO pse është lidhur pas pantallonave të Edi Ramës dhe nuk shkon në Gjykatë. Nga drejtësia zakonisht fshihen kriminelët, hajdutët nuk fshihet dikush që ka të vërtetën”, tha Bardhi.

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, nga foltorja e Kuvendit këtë të enjte tha se nuk ka përfituar asnjë qindrakë nga shteti dhe se nuk është në konflikt interesi, pasi askund nuk thuhet se është e ndaluar që familjarët të merren me biznes.

Deputetja socialiste u shpreh se akuzat e opozitës për të janë shpifje dhe po përpiqen të përbaltin figurën e saj duke e bërë "mish për top".

S’ka asnjë rresht ndalesë për të ndaluar familjarët që merren me biznes. Në këtë kushte bashkëshorti im që merret me biznes që nga ’91. Jo në tokë të falur nga kryeministri siç bërtasin këta shpifës, por në truall privat të blerë në mirëbesim nga ish-pronarë privat. Si rrjedhojë e kësaj  tollovie një proces ka shkuar në SPAK, si është dhënë dhe regjistruar edh enë këtë rast emër im  është futur si derri në thes jo nga prokuroritë por nga linçuesit që lirinë e tyre për të folur e përdorur duke akuzuar e dënuar këdo që mundem.

Unë dhe familja ime nuk kemi përfituara asnjë qindarkë nga fondet publike, asnjë m2 tokë publike. E dini se çfarë është përfitimi. Nuk është aspak me investitorin strategjik që thoni ju. Përfitim që në çdo rast nuk i atribuohet drejtpërdrejt bashkëshortin tim që kurrë mos u bëftë, por kompanisë!

A lejohet potencialisht kur të kryhen kontrata që mund të mos ndodhë kurrë të vërë apo jo shezlonet në plazh. Për të drejtën  plazhit për klientët e hotelit. Jo tani, por kur të realizohet investimi kur të lidhet kontrata që nuk është lidhur. Pra gjithë kjo zallamahi nëse duhet apo jo të vërë shezlonet në plazh kur investimi të ketë përfunduar. Deti dhe plazhet janë pasuri kombëtare të papërfituar nga askush. Tu thuash njerëzve që Olta Xhaçka u mori plazhin do të thotë të tallesh me ta. Furtunë në gotën e rakisë të të dehurve të atyre që vranë dhe shkatërruan shtetin”, tha Xhaçka ndër të tjera.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese