Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Të gjitha janë shpifje", Xhaçka nga Kuvendi: Jam menduar gjatë, të rri në këtë detyrë apo të iki

Shkruar nga Newsbomb

"Të gjitha janë shpifje", Xhaçka nga Kuvendi: Jam

Pas debateve mes PD dhe mazhorancës në seancën plenare të ditës së sotme ku pritet të votohet raporti për mandatin e deputetes socialiste, fjalën në Kuvend e ka marrë dhe vetë deputetja Olta Xhaçka.

Sot do të votohet nëse mandati i saj do të shkojë për verifikim në Gjykatën Kushtetuese, siç është dhe kërkesa e paraqitur nga opozita. 

Xhaçka fjalën e saj nga foltorja e ka nisur duke thënë se të gjitha akuzat e opozitës për të janë shpifje dhe po përpiqen të përbaltin figurën e saj duke e bërë "mish për top".

U bë një kohë e gjatë që përdorni emrin tim duke bërë shpifje, që emri im lidhet me paligjshmëri dhe abuzim me mandatin e deputetes.

Prej kohësh zhvillohet prej meje gjyqe prokurorësh dhe gjykatësish pa licensë drejtësie, pro me licensë lirie për të dënuar e qëlluar me fuqi urrejtje dhe bindjes së verbër se ku ka zë, patjetër ka një gjë. Ku ka një ministër patjetër ka dhe një aferë, për ti marrë fytyrën tjetrit, për t’i shkatërruar reputacionit në publik.

Jam menduar të rri në këtë detyrë apo të ik, të dorëzoj mandatin dhe të shpëtoj nga ky linçim ku faktet janë orekse politike, gjykimet mbi të vërtetën e një njeriu janë paragjykime mbi ngjyrën politike. Jam menduar ku kam gabuar: as kam ushtruar influencën time për të përfituar asgjë nga ato që janë bërë fakte; as nuk kam përfituar sepse janë shpifje"

Xhaçka sqaroi edhe akuzat që bëhen kundrejt saj dhe bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist Artan Gaçi, duke i mohuar kategorikisht.

Ajo sqaroi se bashkëshorti i saj ka qenë sipërmarrës që para se të zgjidhej deputet dhe iu rikthye punës së tij private pasi la mandatin e deputetit.

Që në janar 2023 çështja ime u shqyrtua nga Kushtetuesja për më shumë se 8 orë. Vendosi të pushojë këtë çështje absurde. Kjo zallamahi ka shkak vetëm 1 nga 1500 lejet e dhëna për përdorimin e plazhit nga subjekte turistike që operojnë në bregdet nga Velipoja në Ksamil.

Flitet për investime falë favoreve qeveritare, për statuse të veçanta personale, por në fakt e gjitha është leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private, pjesë e së cilës është dhe bashkëshorti im, i cili është sipërmarrës  përpara se të bëhej deputet dhe u rikthye në punën private pasi u largua nga puna e deputetit si rezultat i faktit se u njohëm dhe u lidhëm bashkërisht dhe s’mund të vazhdonim të dy këtë angazhim.

As unë, as ne, as bashkëshorti im, as nga shteti nuk është dhënë asnjë status ekskluziv, por ligjor si dhjetëra sipërmarrjeve të tjera, - tha ajo.

Në seancën e sotme plenare, Parlamenti do të vendosë nëse do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes, Olta Xhaçka.

Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet vendosi të hënën që 24 orë përpara seancës të dorëzohet raporti që do t’i nënshtrohet votimit në seancë plenare.

Çështja e mandatit të Xhaçkës kishte mbetur pa u diskutuar, ndërsa prej 23 janarit 2023, Gjykata Kushtetuese pranoi e kërkesën e 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithate  vendimi i takon Parlamentit nëse do të votojë për ta çuar ose jo për shqyrtim papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës në shkallën më të lartë të gjyqësorit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese