Hapësire reklamuese

Politikë

Sali Berisha akuzon Ramën: Banditët e urdhëruar prej tij kanë goditur me leva avokatin tim

Shkruar nga Newsbomb
Sali Berisha akuzon Ramën: Banditët e urdhëruar prej tij
FotoMontazh: Avokatet Mengjesi e Gjokutaj dhe Sali Berisha

Partia Demokratike, grupi i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha, akuzon drejtpërdrejt Edi Ramën se ka urdhëruar banditët që mëngjesin e sotëm t'i bënin pritë avokatit të tij dhe ta dhunonin barbarisht me leva, raporton newsbomb.al.

Përmes zëdhënëses Floriana Garo, grupi i Rithemelimit thotë se shkaku i dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi në mes të Tiranës është procesi gjyqësor i Sali Berishës.

"Sot ne mëngjes, tre bandite, te urdhëruar nga Edi Rama, kane sulmuar dhe goditur me leva në kokë në qendër të Tiranës, profesor Sokol Mëngjesin, avokati i mirënjohur i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha", u shpreh Garo.

Policia e Tiranës ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, duke pyetur dëshmitarët në zonën e ish-Bllokut, si dhe duke administruar kamerat e sigurisë ku tre autorët shfaqen të pamaskuar e me mjete të forta në duar.

"Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani", thuhet në deklaratë.

Grupi i Rithemelimit thotë se duke e goditur me banditë profesor Sokol Mëngjesin dhe duke i shkaktuar atij lëndime të rënda, kryeministri Edi Rama dëshmon frikën dhe panikun që përjeton nga aktet e tij politike kriminale.

Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Floriana Garo:

Sot ne mëngjes, tre bandite, te urdhëruar nga Edi Rama, kane sulmuar dhe goditur me leva në kokë në qendër të Tiranës, profesor Sokol Mëngjesin, avokati i mirënjohur i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani.

Duke e goditur me banditë, me urdhër të tij direkt profesor Mëngjesin, dhe duke i shkaktuar atij lëndime të renda, Edi Rama dëshmon frikën dhe panikun që përjeton nga aktet e tij politike kriminale.

Ai beson se me dhunë do mund të frikësojë zërin e të vërtetës dhe fshehë krimet e tij politike.

Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt banditesk kriminal ndaj profesor Sokol Mëngjesit dhe deklaroj sot se, Edi Rama, ai dhe vetëm ai, personalisht do mbahet përgjegjës për këtë akt të shëmtuar kriminal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese