Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke nga Brukseli u shpreh se Shqipëria është e gatshme të bëjë gjithçka për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE.
“Procesi i integrimit në BE nuk i përket vetëm qeverisë por të gjithë qytetarëve. Dhe un jam shumë i emocionuar për mbështetjen që ka dhënë Ropke dhe ekipi i tij dhe kjo na jep mundësinë që t’i tregojmë qytetarëve tanë se sa e rëndësishme është që rruga drejt BE është një rrugë ku duhet përfshirë gjithë shoqëria jo vetëm disa aktorë.
Me këtë komitet të përbashkët do të kemi mekanizëm tjetër dialogu, synimi është të forcojmë bashkëpunimin tonë, provë që jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE.
Ne presim që me këtë përfshirje dhe konsultimeve do të shohim që do të jetë një situatë më thelbësore dhe ndërveprimi brenda shoqërisë do të jetë më i rëndësishëm. Synimi është të forcojmë bashkëpunimin tonë që të tregojmë se jemi të gatshme për të përshpejtuar anëtarësimin në BE”, - tha Rama.
Ndërkohë, Ropke tha se integrimi duhet të bazohet tek merita dhe pikërisht për këtë është bërë komisioni social.
“Ne nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e qytetarëve shqiptarë, andaj morëm vendimin që të vëmë në zbatim një nga përparësitë më të rëndësishme që unë kisha që është ajo që quhet nisma e vendeve kandidatëve. Sigurisht që që integrimi duhet të bazohet tek merita, por metodologjia duhet të jetë graduale, një përfshirje graduale e vendeve kandidate në BE dhe pikërisht këtë kemi bërë në komisionin tonë social”, - tha ai.