Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama sot në Bruksel! Von der Leyen mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, në takim dhe Kurti me Vuçiç

Shkruar nga Newsbomb
Rama sot në Bruksel! Von der Leyen mbledh liderët e Ballkanit
Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Kryeministri, Edi Rama ndodhet në një vizitë në Bruksel pas ftesës nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për një drekë punë me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të pranishëm në drekën e punës do të jenë kryeministri Edi Rama, homologu i tij, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ursula von der Leyen është zgjedhur në krye të këtij institucioni edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, ndërsa dy ditë më parë prezantoi dhe ekipin e ri me Komisionerët.

Në fokus të takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor do të jetë “axhendat e reformave dhe rritjes” të cilat gati të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga BE-ja në maj të këtij viti.

5 vendet, veç Bosnje-Hercegovinës, kanë dorëzuar në Komisionin Evropian axhendat e tyre për reformat të cilat synojnë të ndërmarrin, parakusht për të  siguruar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga BE-ja në maj të këtij viti.

Përmes Planit të Rritjes, Bashkimi Evropian planifikon të ndajë rreth 6 miliardë euro për vendet e rajonit në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027. Prej kësaj shume, dy miliardë do të jenë grante nga BE-ja ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të buta.

Shqipëria pritet të përfitojë nga ky fond afro1 mld euro, ndërsa Kosova 880 mln euro.  Përllogaritja për shumën financiare që do t’i takojë secilit vend do të bëhet në bazë të  GDP-së, numrit të banorëve dhe disa kritereve të tjera, por në rast se vendet e rajonit nuk përmbushin reformat pas një apo dy vitesh, atëherë shuma do t’u shpërndahet vendeve tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese