Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pozicioni i Edi Ramës plumb ekzekutues për karrierën e të shoqes? Rrëfehet Linda Rama: Kur u martova dhashë tre dorëheqje..

Shkruar nga Newsbomb
Pozicioni i Edi Ramës plumb ekzekutues për karrierën e të
Linda Rama dhe Edi Rama

E ftuar në studion e emisionit “Opinion” mbrëmjen e kësaj të mërkure, Linda Rama i është përgjigjur një sërë pyetjesh që lidhen me jetën e saj profesionale, por edhe atë personale.

Gjatë kësaj interviste zonja Rama u shpreh se në momentin që u martua me Edi Ramën, aso kohe kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kreu i Partisë Socialiste, vendosi që të jepte tre dorëheqje.

Zonja Rama tha se për të mos keqkuptuar pozicionin e saj, duke qenë se do të ishte në krahun e djathtë të Edi Ramës si bashkëshortja e tij, vendosi që të jepte dorëheqjen nga drejtuesja e zyrës ku punonte, nga mësimdhënia, si dhe nga kryesja e bordit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë “Soros”.

“Martesa me Edin më shkaktoi tre dorëheqje. I dhashë pa mi kërkuar njeri, i dhashë jo se kishte problem, i dhashë me dëshirën time. Sepse etike ime e brendshme më thoshte që unë duhet ti bëja. Një dorëheqje ka qenë nga drejtuesja  zyrës ku punoja, nga auditori nga mësimdhënia, sepse unë jepja politika publike dhe riskut publik në nivelin master. Dhe dorëheqja e tretë ishte nga kryesja e bordit “Soros”. Unë këto dorëheqje i dhashë se në ato moment përtej karrierës time profesionale e cila ishte e konsoliduar dhe kishte çfarë tregonte, si bashkëshortja e Edit mua nuk më njihnin.

Dhe unë mendova në ato momente se kisha nevojë të prezantohesha në atë lloj kapaciteti dhe më pas të vazhdoja pa u paragjykuar. Më lejoni meqenëse më pyetët t’ju tregoj diçka nga dorëheqja. Nga dorëheqja nga bordi i “Soros” ka pasur një rezistencë të fortë nga anëtarët e tjerë të bordit që të mos pranonin dorëheqjen time sepse e kishin të pamundur të pranonin se pozicioni i Edit në atë kohë që ishte kryetar bashkie të ishte një plumb ekzekutues për karrierën time e cila kishte ardhur vetëm falë kontributit dhe meritave që unë kisha. Jam ndjerë shumë mirë sepse aty kam kuptuar shkallën e maturisë të atyre njerëzve dhe insistimin për ti mos i lënë arritje, të cilat kishin ndodhur me shumë mundim”, ka thënë Linda Rama, teksa në vijim është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me marrëdhënien e saj me kryeministrin, a ka ndikim ajo në vendimmarrjet e kreut të qeverisë shqiptare?

Kësaj pyete zonja Rama iu përgjigj duke thënë se në asnjë moment nuk ka ndikuar në vendimet që Edi Rama merr pasi vendimet e tij janë institucionale.

“Unë nuk ndikoj në vendimmarrjet e Edi Ramës në asnjë moment dhe mendoj që nuk ka njeri që ndikon në vendimmarrjet e Edit. Vendimarrjet e Edit janë institucionale. E para vendimet unë mendoj janë të Edit se dhe përgjegjësia është e Edit. E dyta të mendoj që vendimet në pozicionin e kryeministrit janë institucionale dhe janë të ndara me të gjithë skeptrin”, tha ajo ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese