Hapësire reklamuese

Politikë

"Njësoj si e patronazhistëve dhe e dëshmorëve” Gara për kreun e PD-së, ironizon gazetari: Nuk do ta mësojnë kurrë LISTËN e atyre që duan të bëhen kryetar i Partisë Demokratike

Shkruar nga Newsbomb
"Njësoj si e patronazhistëve dhe e dëshmorëve”
Ilustrim: Lutfi Dervishi dhe selia e PD

Në 23 Maj, Partia Demokratike do të mbajë zgjedhjet për kreun e saj, ku deri më tani ka pasur shumë akuza mes demokratëve që e kontestojnë këtë proces.

Teksa shumë figura të njohura të demokratëve shfaqen ambicien për të t’iu bashkuar garës, në fund vetëm Sali Berisha do të jetë emri i vetëm që demokratët do të votojnë në 23 maj, pasi kandidaturat e tjera janë skualifikuar nga gara.

Këtë ka ironuzuar edhe gazetari i njohur Lutfi Dervishi, i cili në një postim në Facebook, ka postuar një sërë listash që nuk do t’i marrim vesh me saktësi, ku përfshin edhe listën e atyre që duan të bëhen kreu i PD-së.

Ndërsa më tej, ai ironizon se edhe kjo listë do të jetë e paplotë si të tjerat.

Postimi:

Asnjëherë nuk do të marrim vesh me saktësi

Listën e dëshmorëve të Luftës së II

Listën e veteranëve

Listën e patronazhistëve

Listën e shqiptarëve jashtë

Listën e shqiptarëve brenda

Listen  e aleatëve strategjike

Listen e reformave shtetformuese

Listën e ndërhyrjeve në Kushtetute

Listën e ligjeve me porosi

Listën e premtimeve për ujë 24 orë

Listën e ilaçeve që mungojnë

Listën e inspektimeve në rrugë

Listen e inagurimeve të rrugëve të pa mbaruara

Listën e tenderave me flamuj të kuq

Listen e pronave me  mbivendosje 

Listën e objekteve të fotografuara nga satelitët Albania 1 dhe Albania 2

Listën e kryetarëve të bashkisë n'Spak

Listën e rekomandimeve t të OSBE - ODHIR për zgjedhjet

Listën e drejtorëve që marrin leje vjetore kur nis fushata zgjedhore 

Listën e investitorëve strategjik

Listën e oligarkeve

Listën e analistëve

Listën e portaleve

Listën e doktoraturave pa plagjiaturë

Listën e partive

Listën e atyre që mendojnë se do të bëhen kryetar të PD-se

P.S. Edhe kjo listë është e paplotë si gjithë të tjerat

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese