Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ndarja nga jeta e Shaban Muratit, deputetja demokrate “zemërthyer”: Jam e tronditur, nuk do ta takoj më mikun tim të vyer!

Shkruar nga Newsbomb
Ndarja nga jeta e Shaban Muratit, deputetja demokrate
Shaban Murati dhe Flutura Acka

Mëngjesin e këtij 14 shkurti një lajm i trishtë pushtoi mediat.

Shaban Murati, diplomati e publicisti i shquar dhe njeriu i fjalës së mençur, mbylli sytë përgjithmonë në krevatin e spitalit në Qendrën Universitare Nënë Tereza, duke lënë pas një boshllëk të madh, jo vetëm të familja e tij, te djali i tij gazetari i njohur, Erl Murati, por te të gjithë ata që qoftë dhe njëherë patën fatin të bisedojnë me të.

Pena e Shaban Muratit mbeti e mprehtë deri në fund, duke analizuar me kthjelltësi dhe guxim zhvillimet politike.

Ai e deshi aq shumë Shqipërinë, sa e gdhendi atë në veprat e tij të shumta. Në çdo analizë të tij, në çdo fjalë të shkruar apo të thënë, kuptohej qartë dashuria që ai kishte për atdheun dhe asnjëherë nuk pati frikë të thoshte të vërtetën edhe kur ajo ishte e hidhur.

Gjatë jetës së tij diplomati arriti të bënte shumë miq, të cilët me largimin e tij të papritur  kanë ngelur “zemërthyer”. Një prej tyre është edhe deputetja Flutura Açka të cilës do t’i mungojnë këshillat e një miku të vyer siç ishte dhe Shaban Murati.

Postimi i Açkës:

Ta duash Shqipërinë si Shaban Murati!

Këtë mëngjes të hidhur u nis për shtegtimin e fundit diplomati, publicisti dhe njeriu i rrallë, Shaban Murati.

Sa e deshi ai Shqipërinë, e ka të gdhedur në veprat e tij të shumta dhe të rralla të lloji të tyre, të cilat janë dhe do të mbeten referenca të forta të debateve mbi identitetin shqiptar, gjeopolitikën, marrëdhëniet ndërkombëtare, europiane e rajonale.

Është tronditëse për mua të pranoj që nuk do ta takoj më një mik kaq të vyer. Për shumë nga qëndrimet e mia publike, këshilla dhe meraku i tij ka qenë përtej së zakonshmes.

Mirënjohja për praninë e tij në rrethin e njerëzve më të dashur të jetës sime, do të jetë deri në fund të jetës sime!

I lehtë dheu, i dashur Shaban!

Ngushëllime të thella familjes, të afërmve, miqve e kolegëve, dhe të gjithë atyre që e njohë , e deshën dhe e çmuan personalitetin e tij.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese