Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndahet nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, një prej zërave të fortë të mbrojtjes së interesave kombëtare (Jeta dhe Vepra)

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, një prej zërave
Diplomati i shquar shqiptar, Shaban Murati

Sot në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit u nda nga jeta diplomati i shquar shqiptar Shaban Murati, në moshën 79-vjeçare. I lindur më 2 shtator 1945, Murati ishte një figurë e spikatur në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit.

Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Shaban Murati shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë. Ai ishte gjithashtu drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë, duke luajtur një rol kyç në formimin e brezave të rinj të diplomatëve shqiptarë.

Përveç angazhimeve diplomatike, Murati ishte një autor i njohur, duke publikuar një sërë librash dhe analizash mbi çështjet e Ballkanit, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndër veprat e tij më të spikatura janë "Serbia kundër Serbisë: analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë" (2004), "Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: fletë nga ditari i një ambasadori" (2007) dhe "Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe Kosovës" (2021).

Ndahet nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, një prej zërave

Kontributet e tij në fushën e diplomacisë dhe publicistikës janë vlerësuar gjerësisht, duke u cilësuar si një zë unik kombëtar dhe një personalitet poliedrik me kulturë të gjerë në fusha të ndryshme. Shaban Murati do të mbahet mend si një diplomat i përkushtuar, studiues i palodhur dhe mbrojtës i interesave kombëtare shqiptare.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh në diplomacinë dhe kulturën shqiptare. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe vlerësuan punën e tij të vyer. Ngushëllime gazetarit e kolegut tonë Erl Murati për këtë humbje të madhe familjare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese