Ditën e sotme po mbahen homazhet në ndër të ish-kreut të Kuvendit Servet Pëllumbi, i cili u ndaj dje nga jeta në moshën 89-vjeçare, ku kanë marrë pjesë edhe figura të larta të politikës.
I pranishëm në homazhe ishte edhe ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj, i cili në një prononcim për mediat, tha se është e vështirë që në politikën shqiptare të gjendet një i dytë si Arben Malaj.
Po ashtu Malaj tha se ish-kreu i Kuvendit la një trashëgimi të pasur në politikë dhe në jetën e tij private.
“Më ka promovuar dhe inspiruar në jetë me gjithë dashamirësinë e tij. Profesor Serveti lë një trashëgimi të pasur, e para nga pikëpamja njerëzore që ishte një lider politik me integritet të plotë, e dyta për thellësinë e mendimit për të majtën progresiste. Mund të them që në politikën shqiptare nuk gjendet një i dytë as në të majtën, as në të djathtën që të ketë analizuar sfidat që ka vendi dhe të jetë inspirues për atë që duhet bërë më mirë. Gjithnjë e më tepër na duhen modele që inspirojnë të rinjtë, zbusin krizat edhe për kompromise! I paharruar kujtimi i profesor Servetit!”, tha Malaj.
Po ashtu, në homazhe ka marrë pjesë edhe deputeti socialist Braçe i cili tha se pëllumbi ishte profesori i tij në politikë që e mësoi që të mos dorëzohej asnjëherë për ato që janë bindje dhe të drejta.
“I ri isha kur drejtonte profesor Servet Pëllumbi. Shkrova faleminderit pafund që mua dhe të tjerë si unë na priti, na mësoi, na edukoi dhe na rriti, por na bindi që jo vetëm të qëndrojmë këtu, të mos dorëzohemi asnjëherë për ato që janë bindje, të drejta, ide të qarta dhe natyrisht, shërbimi publik ndaj qytetarëve. Po ikin shumë, nuk është e lehtë, është e vështirë se duket sikur humb një pjesë tjetër. 35 vite nuk janë pak, janë një jetë e ndërtuar me këta njerëz që kohë pas kohe po ndahen me ne. Është rrugëtimi i fundit sot i profesor Servet Pëllumbit. Jo më kot fotoja që qarkullonte dje ishte nga ky shesh dhe e meritonte të përcillej nga ky shesh”, u shpreh Braçe.

