Me debate të forta po zhvillohet seanca e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Propozimi i mazhorancës për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje dhe kalimi me procedurë të përshpejtuar, ka shkaktuar dhe tensione në seancë, pasi demokratët janë shprehur se nuk ishin vendosur në dijeni për këtë propozim.
Pas akuzave të demokratëve, ministri Taulant Balla tha se nuk ka asnjë shkelje të rregullores dhe se kolegët e opozitës duhet të ngrenë kartonat jeshilë pasi është një ligj i cili lidhet drejtpërdrejt me qytetarët.
“Edhe kolegë të opozitës në shumë raste kanë ngritur mjë shqetësim të qytetarëve lidhur me disa raste apo shumë raste të penalizimit të padrejtë, për ndërtime që kanë të bëjnë me një riparim çatie, me një mur mbajtës të një shtëpie, të një avllie. Në këtë kontekst deputetë të PS-së, ajo që po thotë kryetarja e Kuvendit me shumë të drejtë, është që në fund të seancës pasi të shpërndahet te të gjithë deputetët drafti i propzuar, nuk ka asnjë shkelje të rregullores.
Ju jeni kundër kësaj nisme? Kundër kësaj nisme do shpreheni pas dy javësh. Sa i përket procedurës është shumë e qartë. Unë të isha në opozitë do ngrija dy kartona, jo një. Kjo është diçka që lidhet drejtpërdrej me qytetarët”, tha Balla, teksa më tej demokratët vijuan sërish me akuzat e tyre.
Ka qenë deputeti demokrat, Bledion Nallbati, i cili iu drejtua kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit se projektligji i erdhi në minutën e fundit me mesazh në telefon.
“Ju nuk mund të talleni këtu. Ju vijnë ligje dhe projektligje me SMS dhe ju na i sillni këtu në minutë të fundit”, tha Nallbati, duke theksuar se këto “skema” të mazhorancës vijnë para zgjedhjeve të pranverës 2025.
“Zonjë e ke ves shumë të keq që i ndërhyn çdo deputeti në fjalë dhe i thua ‘të mbaroi koha’. Kohën e merr ti. Mos i ndërhy deputetëve në fjalë. Të gjithë e dinë vetë se çfarë do thonë. Me këtë dhembshurinë e fajles së gjobave na këputët shpirtin. Ky është një turp që bëni ju. Ne jemi kundër kësaj. Nuk i beson njeri këto skema”, tha Nallbati ndër të tjera.
Pjesë nga debate:
Spiropali: Nëse doni të kapeni me faljen e gjobave kapuni, por nuk besoj se ju bën nder.
Nallbati: Ma dhe mua fjalën apo ia dhe vetes.
Spiropali: Mos krijoni tensione artificiale. E mbaruat fjalën. Zoti Nallbati duhet të flisni për procedurë.
Spiropali: Do t’iu vihet kërkesa në dispozicion të gjithë deputetëve. Zoti Gazi përmbaheni fjalorin se nuk më drejtoheni dot ashtu.. pse jeni mbledhur të gjithë aty bashkë me Gardën? Garda largohuni, nuk ka nevojë. Ky është një tension artificial.
Spiropali: Nallbati pëfundoni fjalën.
Nallbati: Zonjë e ke ves shumë të keq që i ndërhyn çdo deputeti në fjalë dhe i thua ‘të mbaroi koha’. Kohën e merr ti. Mos i ndërhy deputetëve në fjalë. Të gjithë e dinë vetë se çfarë do thonë. Me këtë dhembshurinë e fajles së gjobave na këputët shpirtin. Ky është një turp që bëni ju. Ne jemi kundër kësaj. Nuk i beson njeri këto skema.
Nallbati: E ke ves të keq që i ndërhyn çdo deputeti në fjalë. A ka mundësi të mos i ndërhysh më deputetëve në fjalën e vet. Nuk i mëson ti se çfarë do thonë. Me këtë dhembshurinë e faljes së gjobave na këputët shpirtin, ju që keni 12 vite që i masakroni njerëzit, nuk guxoni ti ndalni ata që ndërtojnë pallate e kulla në mes të Tiranës, ua legalizoni ndërtimet pa leje. Kemi 12 vjet që arrestoni hallexhinj që mbulojnë çatinë se u shiu brenda, tani vutë zemrën dhe u bëtë të dhimbsen. Na jepni ndonjë mjekim se po pësojmë ndonjë goditje zemre nga dhembshuria e madhe e këtyre që masakrojnë njerëzit.