Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Zien” Kuvendi, socialistët kërkojnë që t’ iu falin gjobat qytetarëve për ndërtimet pa leje, "shpërthen" Bardhi: Ik re pirdhu legen, ligjet nuk vijnë me sms

Shkruar nga Newsbomb
“Zien” Kuvendi, socialistët kërkojnë që t’
Kuvendi i Shqiperise

Socialistët kanë propozuar këtë të enjte një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje. Ata kërkuan gjatë seancës plenare të sotme që ky propozim të kalojë me procedurë të përshpejtuar.

Ky propozim i mazhorancës ka sjellë dhe debate të forta në sallën e Kuvendit. Kanë qenë demokratët ata të cilët u shprehën se nuk kanë qenë në dijeni të këtij propozimi.

Bardhi: Zonja kryetare së pari Kuvendi nuk është kafene, e mbi të gjitha Kuvendi nuk është një sallë ku të talleni me deputetët nëse kjo kërkesë është depozituar ju lutem na e tregoni dhe na e vendosni në dispozicion. Kjo kërkesë nuk është depozituar sepse nuk u njoftua, nëse ju duhet kohë që të mblidhni firma e ta bëni Kuvendin nuk mund ta trajtoni si dyqan personal. Kështu silleni sipas rregullores këtë propozim, njoftohen në seancën e parë pas ditës kur ajo depozitohet sepse seanca sot ka filluar dhe nuk mund të njoftohet një kërkesë.   

Spiropali:  Bardhi ju lutem mos abuzoni është kërkesë e deputetëve me firmat e tyre. Mund t' ju njoftojmë dhe për orën. Ju lutem sekretarisë vendosjani në dispozicion kërkesën e 40 deptuetëve   

Bardhi: Tregojë kërkesën. Ku e keni kërkesën. Ku e keni kërkesën? Tregojeni para kamerave.  

Spiropali: Po patjetër, zoti Bardhi edhe njëherë mos bëni teatër me këtë çështje. Unë e njoftoja siç duhet sipas njoftimeve.   

Bardhi: Ligjet nuk vijnë me sms. Tregoje. Gënjyet Kuvendin. Ik re pirdhu ti legen. Legen.  

Spiropali: Ju lutem me fjalorin. Sapo ju thashë kjo procedurë do ndiqet pikë për pikë. Ju lutem sekretaria vendosjani në dispozicion dhe kjo zoti Barhdi nuk diskutohet në këtë pikë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese