Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Edi Rama bën deklaratën e papritur për Erion Veliajn, kryeministri "shtang" Sokol Ballën gjatë intervistës

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama bën deklaratën e papritur për Erion Veliajn,
Veliaj dhe Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për emisionin "Real Story" vendimin e Gjykatës Kushtetuese që "riktheu" Erion Veliajn në krye të Bashkisë Tiranë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se raporti i tij njerëzor me Veliajn është më i fortë se më parë.

Kreu i qeverisë i cili i dha urdhër Këshillit Bashkiak të Tiranës për ta shkarkuar Erion Veliajn, sonte befasoi kur u shpreh se ndjen keqardhje të madhe për këtë të fundit.

"Nga ana njerëzore, përveçse çfarë ka qenë më parë, është shtuar dhe një keqardhje e thellë për atë që ai po përjeton. Nuk dua të komentoj asgjë më shumë se s'dua të merren fjalën që të përdoren apo keqpërdoren.

Kam një keqardhje shumë të thellë për atë që po përjeton. Po mbahet peng në qeli padrejtësisht. Çfarë është bërë publike, ai fare mirë mund të hetohej në gjendje të lirë dhe të drejtonte Tiranën.

Ndjej keqardhje të thellë për atë që ai po përjeton. Ajo që thashë në asamblenë e PS dhe ajo që bëmë, është diçka që do e bëja sërish nëse do kthehesha mbrapa. Erioni të largohej nga detyra në pamundësi për ta kryer dhe Tirana mos të mbetej pa kokë.

Tiranës i merret peng njeriu që ka zgjedhur dhe i merret peng e drejta për të zgjedhur. Bëhet fjalë për 1 milionë njerëz që qarkullojnë gjithë ditën."-tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese