Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri, Rama: Të përkushtuar të mbyllim të gjithë grup-kapitujt brenda 2027

Shkruar nga Newsbomb
 
Konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri, Rama: Të
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur në një konferencë për mediat pas zhvillimit të konferencës së katër ndërqeveritare për çeljen e grup-kapitullit të dytë “Tregu i Brendshëm” të negociatave për anëtarësimn e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë tha se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është diçka jetike ndërsa shprehu falenderimet për Presidencën Polake, Komisionin Evropian dhe komisioneren e BE, Marta Kos.

Ndër të tjera kreu i qeverisë u shpreh se në vitin 2027 Shqipëria shpreson që të ketë çelur dhe të ketë mbyllur të gjithë grup-kapitujt për tu anëtarësuar në familjen europiane.


"Gjashtë muaj më parë qëndroja këtu në këtë sallë ku ne çelëm bisedimet për grup-kapitullin një. U rikthyem dhe çelëm bisedimet për grup-kapitullin gjashtë dhe sot jemi sërish këtu për të ecur përpara për grup-kapitullin dy, tregu i brendshëm.

Nuk mundem përveçse të shpreh fjalë mirënjohëse për Presidencën Polake, udhëheqjen e saj të qëndrueshme dhe angazhimin e palëkundur për të çuar përpara këtë proces.

Jemi mirënjohës ndaj të gjitha shteteve anëtare të BE për mbështetjen e tyre. Një mënyrë kaq pa pengesa dhe duket si diçka habitëse për ne duke patur parasysh prej nga vijmë, beteja të gjata në një kohë të gjatë. Falenderime të sinqerta për Komisionin Evropian dhe komisioneren tonë, Marta Kos.

Dikur thyente rekorde duke çarë ujin dhe u bë kampione e vendit të saj, tashmë është bërë kronometri i vendeve tona, mban kohën, ruan ritmin dhe sigurohet që çdo lëvizje të na çojë përpara me disiplinë dhe me synim.

Theksoj që së bashku me komisionin dhe nën udhëheqjen e disiplinuar të Martës, kemi rënë dakord për një agjendë ambicioze.

Presim me padurim që të sigurohemi së bashku që brenda vitit 2027 që të gjithë grup-kapitujt jo vetëm të jenë çelur por dhe të jenë mbyllur.

Rikonfirmoj vullnetin tonë të fortë, vendosmërinë tonë për të arritur këto objektiva. Për Shqipërinë anëtarësimi në BE është shumë më tepër se një ambicie politike apo ekonomike. Por zgjedhje ekzistenciale jete."-tha Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese