Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos, në një konferencë për shtyp së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, pas zhvillimit të konferencës së katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri dhe çeljes së grup-kapitullit të dytë “Tregu i Brendshëm”, u shpreh se Shqipëria është një histori suksesi e procesit të zgjerimit në BE.
Komisionerja Marta Kos deklaroi se kemi hedhur një hap drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE ndërsa shtoi se zgjerimi është më shumë se t'i shtosh BE-së një vend, ka të bëjë me bashkimin e Europës.
"Jemi brezi i 2004, mund të themim se cilat janë përfitimet e vendeve tona. Ne vetë mund ta shpjegojmë se si ishte kur aplikuam për në BE dhe se si është 20 vite më vonë. Lajm i mirë për qytetarët e Shqipërisë si qytetarë të ardhshëm të BE-së. Rezultat i vendosmërisë së autoriteteve në Shqipëri për të realizuar reformat përgjatë shumë viteve.
Kemi të bëjmë me një punë të madhe, mund të jem një trajnere e fortë apo një kronometër por në mënyrë që të jemi në gjendje që të arrijmë rezultate duhet të jem dhe motivuese.
Thirrja ime për veprim është që të kremtojmë çdo hap të vogël të hedhur. Plani është që të çelim të gjithë kapitujt këtë vit dhe pastaj nga viti tjetër të nisim t'i mbyllim. Çelja e grup-kapitullit sot është shumë i rëndësishëm. Suksesi juaj ka një ndikim më të gjerë sepse mund t'i tregoni Ballkanit Perëndimor që me punë të madhe kjo mund të bëhet hap pas hapi."-tha Kos.

