Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Kemi votat dhe do e bëjmë!” Ulsi Manja ia thotë në sy demokratëve: Doni apo nuk doni ju do t’ia falim gjobat qytetarëve para Vitit të Ri!

Shkruar nga Newsbomb
“Kemi votat dhe do e bëjmë!” Ulsi Manja ia thotë
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga foltorja e Kuvendit është shprehur i bindur se socialistët do të anullojnë gjobat e vendosura për ndërtimet pa leje.

Pavarësisht akuzave të demokratëve, ministri socialist u shpreh se para Vitit të Ri mazhoranca, e cila ka votat e mjaftueshme për të miratuar këtë ligj do t’i falë gjobat qyetarëve të cilët deri më tani nuk kanë pasur mundësi që t’i pagujanë.

Gjithashtu, ai u bëri thirrje kolegëve demokratë që t’i bashkohen votimit të këtij ligji për të mirën e qytetarëve.

“Ky parlament a e ka të drejtën legjitime me ligj që ti anullojë gjobat? Po e ka. A jeni dakord ju që ky parlament me ligj të anullojë me ligj gjobat e paekzekutuara ndër vite të vendosura nga IKMT? Ne si mazhorancë kemi numrat dhe do i anullojmë këto gjoba. Pa diskutim. Janë gjoba të paekzekutuara ndër vite, ku IKMT pa zbatuar ligjin, disa janë ekzkeutuar dhe disa jo.

Ky parlament është në të drejtën e tij që ti anullojnë dhe do e bëjmë këtë sepse kemi numrat dhe mandatin për ta bërë këtë gjë. Ky parlament brenda këtij sesioni parlamentar do të anullojë gjobat, ky është thelbi, kjo është ajo që iu djeg juve. Duhet të vinit këtu të bashkoheshit me ne,  ju vini këtu jo banda, jo krimi. O zotëri bëhuni në një moment, bashkohuni, për t' iu dhënë para vitit të ri këtyre njerëzve që s' kanë pasur para ti paguajnë. Ky parlament doni apo nuk doni ju, brenda këtij sesioni në tre seanca që ka ngelur do të miratojmë anullimin e gjobave, respekte", tha Manja. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese