Hapësire reklamuese

Politikë

“Kam pasur antipati dhe simpati për të” Homazhet për Servet Pëllumbin, Rama vlerëson maksimalisht figurën e tij: Do e kujtojmë si një burrë të mençur dhe të mirë

Shkruar nga Newsbomb
“Kam pasur antipati dhe simpati për të” Homazhet për
Kryeministri Edi Rama

Në fjalën e tij në homazhet për ish-kreun e Kuvendit, Servet Pëllumbi, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar maksimalisht figurën e tij. Rama tha se ai dhe Pëllumbi kanë pasur antipati për njëri-tjetrin, ndërsa më pas kjo është kthyer në simpati.

Më tej, kryeministri tha se për vite e ka parë Pëllumbin të shfaqej në sytë e tij si diçka që ai nuk e përfaqësonte, konservator, marksist-leninist, ndërsa më pas e ka parë si një njeri solidar.

"Ai shpesh shfaqej papritur në ekranin e telefonit tim, duke dërguar fjalë inkurajuese dhe, përtej momentit të vështirë, tregonte një qetësi të veçantë në ndjekjen e situatave", thekson ai në fjalën e tij.

Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi se Pëllumbi do të mbahet mend si një burrë i mirë, i mençur dhe babaxhan.

Rama: Dëshiroj t’i shpreh të gjithë familjes dhe të afërmve të profesorit ngushëllimet e mia dhe, nga ana tjetër, të falënderoj Namikun që ndau zemërgjerësisht këtë përgjegjësi për të folur për profesorin, të cilën e prita me lehtësi, pasi isha në pamundësi të plotë për të përgatitur një fjalë siç duhet të përgatitet një student përpara profesorit.

Profesorin e kam njohur pak dhe nga larg. Për hir të vërtetës, marrëdhënia ime me të është një marrëdhënie tipike e një antipatie reciproke në distancë dhe simpatie në afërsi. Për vite e kam parë të shfaqej në sytë e mi si diçka që unë nuk përfaqësoja: konservator, marksist-leninist dhe të gjitha ato që e shoqëronin figurën e tij përmes etiketimeve që i bëheshin. Një nga mësimet që kam marrë është përballja me etiketimet në sferën publike dhe, për surprizën time, kam parë një njeri progresist dhe dashamirës ndaj kujtdo që përpiqej të bënte diçka ndryshe, si dhe një njeri solidar me mua në momente të vështira. Ai shpesh shfaqej papritur në ekranin e telefonit tim, duke dërguar fjalë inkurajuese dhe, përtej momentit të vështirë, tregonte një qetësi të veçantë në ndjekjen e situatave.

Kur më shkroi Beni se profesori i dëshirave kishte ndërruar jetë, më erdhi si e papritur, pasi isha mësuar me idenë që profesori do të ishte gjithmonë aty.

Natyrisht, kur një njeri largohet, shumëçka që lidhet me të afrohet, por besoj se ky afrim i gjërave, si rezultat i momentit, tretet në kohë. Profesori do të mbetet një pikë referimi në historinë e ndryshimeve të epokave dhe padyshim një pikë referimi për ata që duan të kuptojnë historinë e PS.

Por ajo që është më e rëndësishme është ajo që ai lë mbrapa. Gjithkush që e ka njohur e kujton si burrë të mirë, të ndershëm, të mençur dhe si një burrë babaxhan. Dhe kështu uroj që ta kujtojnë të gjithë të afërmit e tij. Duke shprehur me dhimbje edhe urimin që të prehet i qetë në paqe, siç e ka merituar me jetën dhe kujtimin që lë mbrapa.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese