Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Jemi sovranë të mandatit!" Rritje pagash në shtet dhe privat, Rama jep lajmin e radhës: Do të dyfishojmë të ardhurat për pensionistët dhe nënat që kanë fëmijët me aftësi ndryshe

Shkruar nga Newsbomb
"Jemi sovranë të mandatit!" Rritje pagash në shtet dhe
Pamje nga Asambleja

Në fjalën e mbajtur nga Asambleja e Partisë Socialiste në njësinë numër 4 të Tiranës, kryeministri Edi Rama theksoi se së shpejti shqiptarët do të kenë një ekonomi më të mirë për jetesën e tyre, në mënyrë që të mund të përballojnë dhe çmimet që janë rritur si pasojë e luftës.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, Rama gjithashtu lajmëroi se janë marrë masa të reja dhe për familjet të cilat kanë kosto më të larta jetesë se të tjerët të cilat duhet të paguajnë shërbimet për fëmijët apo të afërmit e tyre me aftësi ndryshe.

“Ndaj do ua paguajë shteti sigurimet shtetërore, do të fillojë nga qershori. Do të fillojmë dyshimin e çmimit për nënat e fëmijëve me aftësi të veçanta. Ne po ngremë një ekonomi që po rrit mundësitë. Vazhdojmë të jemi me idenë se rritja është mjaftueshëm” tha Rama në fjalën e tij.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se tregu në Shqipërio është përmirësuar goxha së fundmi pasi në sektort publike por dhe private ka pasur një rritje të ndjeshme të pagave.

“Jemi në një kohë kur nuk pyetet se sa është pagam, por ku ta gjej të duhurin për këtë vend pune” tha Rama.

Ndërsa më tej kryemninistri theksoi se do të merren të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që Shqipëria të ketë të gjitha rezervat e mjaftueshme të energjisë, duke theksuar se po punohet për të kompensuar atë energji e cila nuk u kompensua më parë për shkak të pamundësive.  

“Ne do të bëhemi sovranë të mandatit sepse do të rrisimin kapacitetet për energji diellore. Do garantojmë të kompensojmë ata që duhet të kompensojmë kur nuk kemi mundësi. Ndërkohë kemi filluar dhe me projektet me bateri. Kur kemi kapacitet prodhues të madh, një pjesë e energjisë diellore mund ta rezervojmë për kur të na duhet” theksoi Rama.

Fjala e Edi Ramës: Në sektorët privatë nuk është më pyetja  se sa do të paguajë por ku do ta gjej personin e duhur për këtë punë. Gjithashtu pesnionet do të rriten dyfish deri vitin tjetër, derisa të arrijmë në nivelet që kemi marrë përsipër për pensionistët. E kemi thënë dhe më parë por do ta realizojmë tani që kujdestarë prindër të fëmijëve me aftësi të veçanta të jenë gati të kujdesen për njeriun e afërt për fëmijet.

Nuk mundet dot që për këtë shkak të penalizohen e të mbeten pa pension nesër. Ndaj do ua paguajë shteti sigurimet shtetërore, do të fillojë nga qershori. Do të fillojmë dyshimin e çmimit për nënat e fëmijëve me afctësi të veçanta. Ne po ngremë një ekonomi që po rrit mundësitë. Vazhdojmë të jemi me idenë se rritja është mjaftueshëm.

Deri dje thonim ç’punë kemi ne me luftën, ne kemi diell e shi vetë, por nuk është e vërtetë. Ne do të bëhemi sovranë të mandatit sepse do të rrisimin kapacitetet për energji diellore. Do garantojmë të kompensojmë ata që duhet të kompensojmë kur nuk kemi mundësi. Ndërkohë kemi filluar dhe me projektet e bateri. Kur kemi kapacitet prodhues të madh, një pjesë e energjisë diellore mund ta rezervojmë për kur të na duhet. E këtë po e bëjmë për një ekonomi që po zhvillohet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese